Ai i ofroi një pasaporte ruse Gerard Depardieu, nëse ai do ta dëshironte këtë gjë.
" Dhe nëse Gérard dëshiron të marrë leje qëndrimi apo pasaportë ruse, kjo është një çështje e mbyllur".
Presidenti theksoi se ai "e di se aktori është patriot i vendit të tij, por tani po përballet me kohë të vështira”.
Aktori francez Gerard Depardieu deklaroi javën e kalaur, se ka vendosur ta dorëzojë pasaportën franceze menjëherë, pasi kryeministri e kritikoi për faktin se u largua drejt Belgjikës për t’iu shmangur taksave.
Në një letër publike drejtuar të përjavshmes “Le Journal Du Dimanche” ai akuzon kryeministrin se po ndëshkon elementët e suksesshëm, krijues dhe të talentuar. Të gjithë ata që e kanë lënë Francën nuk janë sulmuar aq sa unë", thotë Depardieu në të. Depardieu pretendon gjithashtu se gjatë karrierës së tij të gjatë ka paguar 145 milion euro në sistemin e taksave në Francë.
(l.c/ad.ti/shqiptarja.com)