Finland - Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin duket se ka imituar aventurat e James Bond. Putin është zhytur në fund të oqeanit në gjirin e Finlandës me një nëndetëse të vogël, e cila përdoret nga arkeologët detarë për të zbuluar relikte të vjetra.
Putin u zhyt në një thellësi 60 metra për të parë mbetjet e një anije të mbytur në vitin 1869, raportojnë mediat ruse. Por, fatkeqësisht, ish-agjenti i KGB-së nuk ka zbuluar ndonjë thesar. Putin ka bërë bujë me daljet e tij në media, ku shfaqej duke pilotuar avion luftarak apo dhe duke dalë për gjueti.
/Shqiptarja.com