Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka dhënë për herë të parë një intervistë për mediat amerikane, me gazetarin Tucker Carlson ku ka folur për luftën në Ukrainë në prag të 2 vjetorit të nisjes së sulmeve të Rusisë.

Putin iu drejtua Kongresit Amerikan duke u bërë thirrje që nëse vërtet duan përfundimin e luftës në Ukrainë, duhet të ndalojnë furnizimin me armë.

Sipas tij, një plan për paqen ishte thuajse i finalizuar mes 2 vendeve por u hodhën poshtë nga Ukraina e cila vijoi t’i bindej urdhrave të perëndimit.

“Planet e paqes pothuajse ishin finalizuar, por Ukraina i hodhi ato dhe iu bind urdhrave të Perëndimit për të luftuar Rusinë deri në fund”- tha Putin.

Putin nuk iu përgjigj pyetjes nëse është i kënaqur me territoret e aneksuara, duke vazhduar të fliste për denazifikimin. Mes të tjerash presidenti rus u shpreh se ai vendosi të ndërmarrë veprime pasi udhëheqja e Ukrainës “deklaroi se nuk do të zbatonte marrëveshjet e Minskut”.

“Ne kemi folur për këtë gjatë gjithë kohës me SHBA-të. Ne i bëmë thirrje udhëheqjes së Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane që të ndalojnë menjëherë këtë zhvillim, të zbatojnë marrëveshjet e Minskut”, deklaroi Putin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:29
Scholz: Intervista e Putinit për Ukrainën është qesharake

1707514260_SZRFNFNB.PNG

Olaf Scholz dhe Joe Biden

Kancelari gjerman Olaf Scholz e quan "qesharake" intervistën e presidentit rus Vladimir Putin për Ukrainën gjatë takimit të tij me Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.

Ora 21:38
VIDEO/ Shkëmbimi i të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës, mbërritja e avionit në Moskë

 

Rusia dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje, ku secili kamp do të lirojë nga 100 robër lufte.

Ndërmjetësues në këtë marrëveshje ishin Emiratet e Bashkuara Arabe.

Videoja e mësipërme tregon momentin kur 100 ushtarë rus, të zënë rob nga Ukraina, mbërrijnë në Moskë.