Presidenti rus Vladimir Putin është përfolur gjithmonë se ka një familje të fshehtë me ish gjimnasten, Alina. Si për të të shtuar më tepër zërat, ish-gjimazistja ruse ka dalë për herë të parë në publik me ata që duket se janë dy fëmijët e saj.

Alina Kabaeva, 33 vjeçe, emri i së cilës është lidhur me atë të presidentit rus që prej vitit 2008, shkoi me dy djemtë e vegjël, mosha e të cilëve nuk dihet – në një shfaqje patinazhi mbi akull në ‘Megasport Arena’ të Moskës.

Një dëshmitar tha se olimpistja bukuroshe mbante një unazë martese, të cilën ajo u përpoq që t’ia fshinte kamerave.

Putin, 63 vjeç, i cili deklaroi se ishte duke u divorcuar nga gruaja Lyudmila në vitin 2013, ka refuzuar gjithnjë që të flasë për jetën e tij private.

Kabaeva, një ish-fituese e medaljes së artë në gjimnastikën ritmike, në një rast e mohoi që të ketë pasur ndonjë marrëdhënie me presidentin rus, megjithatë spekulimet vazhdojnë.

Kabaeva, kur është pyetur mbi familjen e saj dhe njeriun e jetës ka thënë shkurt; "Kam takuar dikë që e dua shumë, por refuzoj ta them emrin e tij”.

Kurse Presidenti rus ka thënë vetëm; Kam një jetë private në të cilën nuk do të doja të ndërhynte kush. Duhet të respektohet kjo gjë!”

[gallery]18887[/gallery]


(d.b/Shqiptarja.com)