Rusia mund të kërkojë të sponsorizojë dhe zhvillojë alternativa ndaj Wagner, kompani të tjera private ushtarake që mund të zëvendësojnë përfundimisht grupin e udhëhequr nga Yevgeny Prigozin. Ministria britanike e Mbrojtjes e shkruan këtë në Twitter në përditësimin e saj të përditshëm për luftën ruso-ukrainase.
''Kjo ndodh në kontekstin e konfliktit të profilit të lartë midis Ministrisë së Mbrojtjes Ruse dhe grupit Wagner - shpjegon inteligjenca londineze.
Udhëheqja ushtarake ruse ndoshta dëshiron një zëvendësim të një kompanie private ushtarake mbi të cilën ka kontroll më të madh. Megjithatë, asnjë tjetër i njohur aktualisht nuk i afrohet madhësisë apo fuqisë së Wagner-it”.
Lajmi kryesor:
Stoltenberg: Nuk e dimë kur do përfundojë lufta në Ukrainë! Nga sot neni 5 i NATO-s, i vlefshëm për Finlandën! Rusia: Kërcënim ndaj nesh
