Putin: Masa të ashpra ndaj
htetit Islamik

Presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi këtë premte ushtrinë ruse që t’i kundërpërgjigjet me një vendosmëri ekstreme çdo force që do ta kërcënonte në Siri.

"Urdhëroj të reagohet me një vendosmëri ekstreme”, deklaroi Putin gjatë një takimi me zyrtarët e ministrisë së Mbrojtjes.
“Çdo objektiv që kërcënon njësitë ruse apo infrastrukturën tonë në tokë do të shkatërrohet menjëherë”, shtoi ai.

Kreu i Kremlinit tha se një bazë ushtarake ruse po përforcohet me njësi të reja ajrore dhe pajisjeve të tjera mbrojtjes.

Rusia i ka filluar sulmet ajrore në Siri në shtator, duke thënë se kjo ishte kërkuar nga presidenti Bashar al-Asad.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)



  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës