I kritikuar për vendimet e fundit, veçanërisht për sulmet ajrore në Siri, presidenti rus Vladimir Putin është shprehur i vendosur për të mbështetur autoritetin e homologut të tij sirian Bashar Al Asad. Sipas tij, Moska do të krijojë kushtet që të arrihet kompromisi politik në vendin ku që nga fillimi i konfliktit kanë humbur jetën 250 mijë persona.

...
Presidenti rus Vladimir Putin ka mbrojtur operacionet ushtarake të Rusisë në Siri, duke thënë se qëllimi është të mbështesë autoritetin e presidentit sirian Bashar al-Assad. Gjatë një nterviste për televizionin e Rusisë, Putin tha Moska do të krijojë kushte për një kompromis politik në Siri.

Ai mohoi se sulmet ajrore ruse kishin goditur grupe të opozitës së moderuar dhe jo militantët e Shtetit Islamik. Sipas raportimeve forcat siriane kanë bërë përparime të ndjeshme kundër rebelëve.

Madje putin iu bëri thirrje vendeve të tjera, SHBA e BE-së që të bashkojnë forcat me Rusinë kundër terrorizmit në Rusi.  Në një njoftim zyrtar Moska tha të dielën se avionët e saj kanë  kryer më shumë se 60 misione mbi Siri në 24 orët e fundit. Rusia filloi sulmet e tij më 30 shtator.

Më shumë se 250.000 sirianë janë vrarë dhe një milion të tjerë janë plagosur që nga fillimi i konfliktit në Siri. 

Rreth 11 milionë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, prej të cilëve katër milionë janë larguar jashtë vendit, e këtu bëhet fjalë për një numër të madh që marrin një udhëtim të rrezikshëm në Evropë.