Putin me probleme të shëndetit mendor? Lukashenko: Është në formën e tij më të mirë! Perëndimi të heqë nga koka këtë marrëzi

Putin me probleme të shëndetit mendor? Lukashenko: Është në formën e tij më të mirë! Perëndimi të heqë nga koka këtë marrëzi

Vladimir Putin është "në formë më të mirë se kurrë". Këtë e siguroi aleati i tij më i ngushtë, udhëheqësi bjellorus Alexander Lukashenko, në një intervistë për një TV japonez, sipas raporteve nga agjencia Minsk Belta .

 "Unë dhe ai nuk jemi takuar vetëm si kryetarë shtetesh, marrëdhëniet tona janë miqësore. Unë jam absolutisht i vetëdijshëm për gjithçka që ka të bëjë me të, për aq sa është e mundur, si për çështje politike ashtu edhe për ato personale", siguroi Lukashenko. 

Duke hedhur poshtë akuzat e liderëve perëndimorë, si Boris Johnson, i cili e quajti Putinin "irracional", ose Mark Rutte, i cili e përshkroi liderin rus si "totalisht paranojak".

“Perëndimi duhet ta heqë nga koka këtë marrëzi, këtë trillim”, tha presidenti bjellorus. 

"Putini është absolutisht në formë, ai është në formë më të mirë se kurrë. Ai është një person plotësisht i shëndetshëm, është një sportist.", tha ai.


Lajmi kryesor:

Boris Johnson: Putin si tregtar droge i varur nga gazi i tij! Luftimet në rrugët e Mariupol pengojnë shpëtimin e të mbijetuarve në teatrin e bombarduar! Kievi thirrje Kinës: Dënoni këtë barbarizëm


J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Ndodh pas dhjetë vitesh konflikti, 28 Nëntori bën bashkë 'Ballistët' dhe 'Shvercerat' në Tetovë: Mirë se vini vëllezër nga Shkupi

Ndodh pas dhjetë vitesh konflikti, 28 Nëntori bën bashkë 'Ballistët' dhe 'Shvercerat' në Tetovë: Mirë se vini vëllezër nga Shkupi