Putin në samitin e G20: Duhet të mendojmë se si ta ndalojmë 'tragjedinë' në Ukrainë

Putin në samitin e G20: Duhet të mendojmë se si ta ndalojmë 'tragjedinë' në Ukrainë

Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin i tha G20 të mërkurën (22 Nëntor) se ishte e nevojshme të mendohej se si të ndalohej “tragjedia” e luftës në Ukrainë dhe shtoi se Moka nuk ka refuzuar kurrë për të marrë pjesë në bisedimet e paqes me Kivein.

Vendimi i Putinit për të dërguar trupa në Ukrainë në shkurt 2022 shkaktoi konfliktin më vdekjeprurës të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore dhe konfrontimin më të rëndë midis Rusisë dhe Perëndimit që nga thellësia e Luftës së Ftohtë, raporton Reuters.

Duke iu drejtuar udhëheqësve të G20-ës për herë të parë që nga fillimi i luftës, shefi i Kremlinit tha se disa liderë kishin thënë në fjalimet e tyre se ishin të tronditur nga “agresioni” i vazhdueshëm i Rusisë në Ukrainë.

“Po, sigurisht, veprimet ushtarake janë gjithmonë një tragjedi. Dhe sigurisht, ne duhet të mendojmë se si ta ndalojmë këtë tragjedi. Meqë ra fjala, Rusia nuk ka refuzuar kurrë bisedimet e paqes me Ukrainën”, tha Putin në takimin virtual të G20 të thirrur nga kryeministri indian Narendra Modi, kryesuesi aktual.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu