Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi Vladimir Putin njohu rajonet separatiste në Ukrainën Lindore.

“Dënoj njohjen nga Rusia të pavarësisë së rajoneve separatiste të Ukrainës Lindore të Donetskut dhe Luhanskut. Ky akt unilateral është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut, si dhe minon integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës! Shqipëria qëndron e bashkuar me partnerët dhe aleatët në mbështetje të Ukrainës”, shkruan Meta.


Lajmi kryesor:

Putin njeh dy rajonet separatiste, Meta: Cenon integritetin territorial dhe pavarësinë e Ukrainës! Ministrja e Jashtme: Shkelje e ligjit ndërkombëtar