1667332901_VladimirPutin.PNG

Pajisjet dhe armët ushtarake të Rusisë duhet të modernizohen dhe përmirësohen vazhdimisht, tha Presidenti rus Vladimir Putin të mërkurën gjatë një takimi virtual të ashtuquajtur Këshilli Koordinues, i formuar së fundmi për të adresuar nevojat e fushatës ushtarake të Rusisë në Ukrainë. 

Presidenti rus Vladimir Putin tha: "Pajisjet dhe armët ushtarake të Rusisë duhet të modernizohen dhe përmirësohen vazhdimisht".

Putin u tha zyrtarëve se të gjitha industritë kryesore duhet të punojnë së bashku për të mbështetur nevojat e ushtrisë dhe asgjë nuk duhet të pengojë "arritjen e rezultateve të dëshiruara". 

Këshilli Koordinues, i cili u krijua më 20 tetor dhe drejtohet nga kryeministri rus Mikhail Mishustin, do të vazhdojë të mbajë takime të rregullta.


Lajmi kryesor:

Moska rifillon marrëveshjen për eksportin e grurit! Media amerikane: Nafta ruse i shmang sanksionet e SHBA përmes rafinerisë italiane Lukoil