Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, mohoi sot raportet se presidenti rus, Vladimir Putin, ishte i sëmurë dhe qeshi kur u pyet në lidhje me thashethemet se presidenti rus po përdor një sozi për daljet e tij publike.
“Gjithçka është në rregull me të, ky është absolutisht një tjetër lajm i rremë", tha Peskov kur u pyet për një postim nga një burim i paidentifikuar, ku sipas postimit Putin pësoi atak kardiak mbrëmjen e së dielës.
Peskov qeshi më të madhe në përgjigje të pyetjes tjetër lidhur me sozitë, teksa mohoi që Putini ta ketë një të tillë, raporton agjencia e lajmeve Mirror.
“Kjo i përket kategorisë së informacioneve absurde dhe plotësisht false, të cilat i diskutojnë një sërë mediash me këmbëngulje të lakmueshme”, tha Peskov.
Putin, një praktikues entuziast i sporteve ekstreme, përfshirë Xhudon, që ka kultivuar prej vitesh imazhin e një “burri të fortë” dhe gjithmonë në aksion, mbushi 71 vjeç në datën 7 tetor.
Ai ka një kalendar të ngjeshur me takime dhe shfaqje publike, shumë prej të cilave të transmetuara në media. Kohëve të fundit vizitoi Kinën, ndërsa bëri dhe ndalesa në disa qytete në Rusi.
Në një intervistë në vitin 2020, Putini mohoi zërat se përdor sozi, edhe pse konfirmoi se në të kaluarën i ishte ofruar ta përdorte një të tillë për shkaqe sigurie.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?
-
Po
22.8%
-
Jo
69.3%
-
Nuk e di
7.9%
Vota total: 127
Lajme të tjera
-
Perëndimi s’duhet ta lërë Putinin të fitojë
29 Prill, 22:53
-
Ministri gjerman: Synimi i Putinit s’është Ukraina, por Evropa
28 Prill, 08:17
-
Bashkëpunëtori i Agresionit Ndaj Ukrainës i Nominuar për Çmimin Nobel në Paqe
19 Prill, 16:22
-
SHBA: Kina po forcon makinerinë e luftës ruse në Ukrainë
15 Prill, 20:49
-
Lufta në Ukrainë/ Disa rajone mbeten pa energji elektrike! Putin synon të rindezë termocentralin Zaporizhzhia
13 Prill, 08:38
-
SHBA: Kina po rrit shitjet e pajisjeve që Rusia përdor për të prodhuar armë
12 Prill, 22:04
-
Lufta në Ukrainë/ Putin tallet me konferencën e paqes në Zvicër: Shfaqje e çuditshme! Paralajmërimi i FBI-së: Ne rrezikojmë një sulm në SHBA si në Moskë
12 Prill, 08:45
-
Rusia raportohet se synon të rekrutojë 400.000 ushtarë këtë vit
10 Prill, 13:43
-
Fronti i Ri i Putinit në Luftën e Ukrainës është në Ballkan
2 Prill, 12:04
-
'Putini ecte si lac, ' Lavrovi e ndiqte nga mbrapa i zi! Basha zbulon bisedën me presidentin rus në Samitin e Bukureshtit 2008 e takimin me Bush
1 Prill, 14:24
-
Lufta/ Putin firmos dekretin: 147 mijë ushtarë të rinj brenda pranverës! Elon Musk: Ukraina rrezikon të humbasë Odesën nëse nuk negocion
31 Mars, 09:48
-
Scholz: Putin shkeli parimin e paqes në Europë
30 Mars, 09:18