Rusia po shyrton mundësinë që t’i bashkohet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve në sulmet ajrore kundër Shtetit Islamik. Kështu ka deklaruar presidenti rus Vladimir Putin, pas takimit me homologun amerikan Barack Obama në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në fjalimet e dy liderëve u diskutua se si mund t’i jepet fund luftës në Siri.

Rusia tha se do të ishte një gabim i pafalshëm mos bashkëpunimi me prsidentin e Sirisë Bashar al-Assad për të penguar ISIS.Të hënën, Amerika dhe  Franca insistuan sërish që presidenti Assad të largohet. Por, në përgjigje të tyre Putin tha: “ Ata nuk janë qytetarë të Sirisë dhe për këtë arsye nuk duhet të përfshihen në përzgjedhjen e lidershipit të një shteti tjetër”.

“Rusia do të marrë pjesë në sulmet ajrore kundër ISIS vetëm nëse kjo aprovohet nga Kombet e Bashkuara”, është shprehur Putin, ndërsa ka përjashtuar trupat ruse që të marrin pjesë në operacione tokësore në Siri.

Obama dhe Putin u takuan për rreth 90 minuta në Asamblenë e OKB-së, një takim që shefi i Kremlinit  e cilësoi shumë konstruktiv.

Ky ishte takimi i parë ballë për ballë i dy liderëve botërorë gjatë vitit, ku pjesë e axhendës ishte edhe lufta e Ukrainës. Të dyja palët janë ranë dakort që të hapin linja komunikimi për të evituar konfliktet në Siri.
 

Redaksia Online
 (u.s/shqiptarja.com