Putin shpall 4 rajone në gjendje lufte, Kollçaku: S’ka efekt! I vetmi aleat që i mbeti është Irani i dha edhe trupa, të tjerët e lanë në baltë

Me pretendimin se ka aneksuar 4 rajonet ukrainase, të Donjeckut, Luhanskut, Hersonit dhe Zaporizhjës, presidenti rus Putin u shpreh se i ka shpallur në gjendje lufte.

Po sesi do të ndikojë kjo në luftën në Ukrainë dhe sesa efekt do të ketë në përballjen me Perëndimin dhe Ukrainën, mbetet ende për tu ndjekur. Sidoqoftë, Putin sot ka hedhur të tjera akuza ndaj Kievit ku tha se ka refuzuar të ketë negociata dhe për bombardimet në territorin rus.

Lidhur me këto zhvillime të fundit në arenën ndërkombëtare dhe të një lufte në mes të Evropës, në panelin e të ftuarve të ‘Studio Live’ nga Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj gjendja e luftës së 4 rajoneve është një lëvizje pa efekt. Bardhyl Kollçaku ish shefi i shtabit të FA u shpreh se ashtu sikurse edhe me referendumet farse, kjo lëvizje është një tjetër tregues se Putin është në fundin e resurseve të tij. Kollçaku u shpreh se i vetmi aleat i mbetur i Putin është Irani. Sipas tij Kina, India dhe Koreja e Veriut që Putin po shpresonte t’i mbante në bllokun e tij lindor e lanë  në baltë.

‘Ky dekret, ose ky ligj lufte nuk ka asnjë efekt. Është në vazhdën e përpjekjeve të dështuara të Putinit, me referendumet farse etj. Ai efektin e luftës e çoi edhe në Moskë, por duke qenë se po i mbarohen resurset, por shikoni sot që flasim Putini është në fundin e resurseve të tij. I vetmi që i ka ngelur nga aleatët, është Irani. Por shpresa e madhe që kishte nga Kina, India apo nga Koreja e Veriut, ato e lanë në baltë. Perëndimi është mbledhur për të formuar një koalicion për rezistencën e Ukrainës. Dhe do të vijojë deri në çlirimin e Ukrianë nga thembra ruse.

Sa u përket furnizimeve të Iranit me dronë, analisti Lavdrim Lita tha se përpos se ka pasur furnizime me dronë, Teherani ka çuar edhe trupa në Rusi dhe jo thjesht trupa, por specialistë që orientojnë ushtarët rusë sesi të veprojnë në situata të caktuara.

‘Janë disa drone me kosto të ulët, kamikazë që mbajnë rreth 40 kg eksplozivë. Dhe aktualisht ata janë përqendruar në energjinë elektrike për të izoluar pra për ta lënë në errësirë dhe për ta lënë blackout në komunikime. Por kjo është e pamundur sepse ata komunikojnë me satelitët të Elon Musk. Irani ka ndërhyrë edhe me raketa edhe me trupa. Specialistë që ndihmojnë forcat ruse për të ndërhyrë.’- tha Lita.

I pyetur se cila është e ‘keqja’ më e madhe që pritet të vijë nga kjo përballje në gjeopolitikë, Kollçaku tha se padyshim është apokalipsi bërthamor, rrezik që mund të shkatërronte botën 3 herë.

‘Apokalipsi bërthamor. Armagebtoni është një luftë mes të mirës dhe të keqes kur do shuet gjithë bota. Nuk do ndodhë, se Putini thjesht ka vepruar gabim por jo s’është i çmendur ai thjesht nuk ka dëgjuar këshilltarët e tij.

Ai e ka këtë aset, atë bërthamor, aseti që ka Rusia është tillë sa mund të shkatërrojë botën 3 herë.’- tha Kollçaku.

Po sesi e sheh Moska ndërhyrjen e paprecedentë në Ukrainë, Lita tha se elita moskovitë jo vetëm që e mbështet Putin por mendojnë se Ukriana nuk duhet të ekzistojë si shtet.

‘Elita moskovitë, e suporton plotësisht Putinin. Është një elitë moskovitë që mendon se Ukrainë nuk duhet të ekzistojë, prandaj NATO e Perëndimi i marrin seriozisht këto kërcënimet për armët bërthamore. Pavarësisht retorikave të ashpra ka negociata nga Turqia dhe Pekini për të mos shkuar në konfrontim të NATO-s dhe Rusisë. Ata duan të ngrijnë luftën deri në pranverë dhe shpresojnë të nisin një fushatë tjetër.’- tha Lita.

Sa i përket ecurisë së luftës dhe sesi do të ndikojë dimri në luftë, Kollçaku tha se brenda kësaj jave gjithë rajoni i Kherson do merret nga Ukraina dhe pastaj do të ketë një periudhë dimri pauzë.

‘Mendoj që, brenda disa ditëve apo javëve gjithë rajoni i Kherson do të merret nga trupat ukrainase dhe pastaj mendoj se do të jetë një periudhë dimri pauzë pra nuk do të ketë shumë lëvizje.’- tha ndër të tjera Kollçaku.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • flora: 20/10/2022 07:45

    o kollcak o budalla, i vetmi aleat qe i ka ngelur amerikes esht europa e mbaruar, e gjith bota esht me putin nga amerika latine te afrika dhe mbaron me azine, asnje nuk e do me ameriken,india kina turqia pakistani malajzia te gjuth shtetet arabe e gjith afrika dhe amerika latine jan me putin, ciao ede te fala tutorit tend te kryeministria

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari