Putin takohet me Lukashenkon dhe i përgjigjet pyetjes së Blinken për negociatat: Ukrainasit nuk kërcejnë me muzikën e të tjerëve

Putin takohet me Lukashenkon dhe i përgjigjet pyetjes së Blinken për negociatat: Ukrainasit nuk kërcejnë me muzikën e të tjerëve

1694786515_putin.jpg

Presidenti rus Vladimir Putin është takuar me kolegun e tij bjellorus, Alexander Lukashenko, në Soçi dhe kanë nisur së bashku një seri metaforash rreth vallëzimit dhe Ukrainës, pasi Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se për negociata, "duhen dy persona për të kërcyer tango". 

"Tango është një kërcim i bukur, por ukrainasit nuk duhet të harrojnë se si të kërcejnë. Përndryshe ata do të kërcejnë me muzikën e njerëzve të tjerë", u përgjigj Putin, duke përmendur një kërcim tradicional ukrainas. 

Dhe gjithashtu  ai përsëriti se është i hapur për dialog me Kievin, por se nuk ka asnjë sinjal nga pala tjetër.

"Amerikanët nuk dinë të kërcejnë tango”, tha Putin, cituar nga Tass, duke akuzuar Uashingtonin se dëshiron "të zgjidhë të gjitha problemet nga një pozicion fuqie", me sanksione dhe kërcënime për përdorimin e forcës. 

"Ata duan t'u mësojnë të tjerëve hapat, por ata vetë nuk i dinë dhe nuk duan t'i mësojnë. Unë kam thënë tashmë se ne kurrë nuk refuzojmë të flasim. Nëse pala tjetër është në dispozicion, le ta thonë hapur... asgjë nuk është dëgjuar nga pala tjetër", tha Putin. 

Lukashenko nga ana e tij përsëriti narrativën ruse të Shteteve të Bashkuara që nuk lejojnë Kievin të negociojë.

 "Vallja kishte filluar", tha ai, duke iu referuar bisedimeve në Bjellorusi menjëherë pas pushtimit, por më pas Shtetet e Bashkuara "i dhanë udhëzime" presidentit ukrainas. Volodymyr Zelensky dhe "të gjitha bisedimet janë të ndaluara".


Lajmi kryesor:

Lufta/ Zelensky javën e ardhshme do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë! Lavrov njofton se Zuppi do kthehet në Rusi! Putin: Nëse Ukraina dëshiron negociata, le ta thotë këtë


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë