Presidenti Putin takohet me homologun sirian Bashar al-Assad në Moskë

Presidenti Putin takohet me homologun sirian Bashar al-Assad në Moskë

Takimi mes presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe atij të Sirisë, Bashar al-Assad

Presidenti rus, Vladimir Putin, është takuar me presidentin sirian, Bashar al-Assad në Kremlin, njoftoi zyra për media e presidentit rus më 25 korrik.

“Jam shumë i interesuar për mendimin tuaj se si situata në rajon në tërësi”, citohet t’i ketë thënë Putini Assadit.

“Fatkeqësisht ka një tendencë drejt përshkallëzimit. Ne po e shohim këtë. Kjo po ashtu vlen drejtpërdrejt edhe për Sirinë”, tha Putin, sipas njoftimit të Kremlinit.

Kremlini tha se takimi mes Putinit dhe Assadit u zhvillua të mërkurën, më 24 korrik.

“Duke pasur parasysh të gjitha ngjarjet që po ndodhin sot në botë dhe në rajonin e Euroazisë, takimi ynë duket shumë i rëndësishëm për të diskutuar të gjitha detajet e zhvillimit të këtyre ngjarjeve, për të diskutuar perspektivat dhe skenarët e mundshëm”, i tha Assadi liderit rus.

Ky është takimi i parë mes dy liderëve që nga marsi i viti të kaluar dhe u zhvillua në kohën kur presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, përmendi mundësinë që tre liderët të takohen dhe të tentojnë të normalizojnë raportet mes Ankarasë dhe Damaskut.

“Tani kemi ardhur në një pikë që sa më shpejt që Bashar al-Assadi të ndërmarrë hapa drejt përmirësimit të raporteve me Turqinë, ne do t’i tregojmë atij të njëjtën qasje”, tha Erdogan.

Turqia thotë se është e gatshme të rivendosë raportet diplomatike me Sirinë

Fillimisht, Turqia synoi të rrëzonte regjimin e Assadit kur nisi konflikti sirian me shtypjen e dhunshme të protestave paqësore më 2011 dhe Ankarja mbështeti rebelët që kërkonin rrëzimin e tij.

Por, së fundi, Ankaraja ka zhvendosur fokusin në parandalimin e hapjes së asaj që Erdogan në vitin 2019 e quajti “korridor terrorist” në Sirinë veriore. Erdogan ka thënë se mund të rishqyrtojë raportet me Assadin dhe Qeverinë e tij me qëllim që të punohet në kthimin e sigurt dhe vullnetar të refugjatëve sirianë.

Turqia ka kryer një sërë ofensivash në Siri që nga viti 2016 duke shënjestruar militantët kurdë, ekstremistët e Shtetit Islamik dhe forcat besnike ndaj Assadit. Forcat proturke në Siri tani kontrollojnë dy rripe të mëdha të territorit përgjatë kufirit mes Sirisë dhe Turqisë./REL

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja