Putin takon Guterres: Ne ende presim një zgjidhje diplomatike

Putin takon Guterres: Ne ende presim një zgjidhje diplomatike

Presidenti rus Vladimir Putin ka gjetur sërish një justifikim për pushtimin e Ukrainës. Ai i ka thënë sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres se po presin një zgjidhje diplomatike.

"Ne ende presim dhe shpresojmë se do të jemi në gjendje të arrijmë marrëveshje përmes një kanali diplomatik".

Putin tha se bisedimet e fundit në Stamboll kishin arritur një "përparim", por ai sugjeroi se ato ishin prishur pas raporteve për mizori kundër civilëve në qytetin ukrainas Bucha.

Ai pretendoi se këto ishin një "provokim" dhe shtoi "ushtria ruse nuk kishte asnjë lidhje me të".

Por ai tha se bisedimet vazhdojnë dhe ai shpreson që të arrijnë një rezultat pozitiv.


Lajmi kryesor:

Putin takon Guterres: Pa Krimenë e Donbasin s’ka marrëveshje! Moska: Godasim vendet e NATO nëse sulmohemi me armët e Perëndimit! Rusia ndërpret furnizimin me gaz për Poloninë e Bullgarinë


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë