Putin viziton shtabin e përgjithshëm të luftës në Ukrainë

Putin viziton shtabin e përgjithshëm të luftës në Ukrainë

Putin në shtabin e përgjithshëm të ushtrisë ruse për operacionin në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin bëri një vizitë të papritur mbrëmë në shtabin e përgjithshëm të ushtrisë ruse për operacionin në Ukrainë në Rostov-on-Don (Rusia jugore), njoftoi Kremlini.

Kjo është vizita e dytë e kreut të shtetit rus në Rostov në më pak se një muaj. Putin "vizitoi shtabin e përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse në Rostov-on-Don pas përfundimit të vizitës së tij zyrtare në Kazakistan", ku kaloi gjithë ditën e djeshme (e enjte 9 Nëntor), tha Kremlini në një deklaratë, raporton Protothema.

Gjatë kësaj vizite, presidenti rus shoqërohej nga ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe Komandanti i Operacioneve Ushtarake në Ukrainë Valery Gerasimov, sipas të njëjtit burim.

Putinit iu treguan pajisje të reja ushtarake dhe u bënë raporte për zhvillimin e operacionit ushtarak në Ukrainë, shtohet në njoftim. Vladimir Putin kishte udhëtuar tashmë në Rostov-on-Don në fund të tetorit për bisedime me zyrtarë ushtarakë rreth ofensivës ruse.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu