
Presidenti rus Vladimir Putin pranoi zyrtarisht ftesën për të vizituar Kinën në tetor, raportoi gazeta ruse Vedomosti.
Ky do të ishte udhëtimi i parë jashtë vendit i Putinit që kur Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti kundër tij për dëbimin e fëmijëve nga Ukraina.
Putin pret ditën e sotme ministrin e Jashtëm kinez, Wang Yi, për bisedime në Shën Petersburg. Ditën e djeshme, Nikolai Patrushev, aleati i ngushtë i Putinit dhe sekretar i Këshillit të Sigurimit Rus, tha se Putin do të takohet me presidentin kinez Xi Jinping për bisedime në Pekin në tetor.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Zelensky largohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së para ndërhyrjes së Lavrov: Putin të tërhiqet nga i gjithë territori ynë, përfshirë Krimenë









