Putini dërgon përforcimet në Siri/ Anijet luftarake dhe tanket nisen drejt Assadit

Putini dërgon përforcimet në Siri/ Anijet luftarake dhe tanket nisen drejt Assadit

Anijet ruse te ngarkuara me tanke dhe kamione, drejt Sirise

Dy anije luftarake ruse të ngarkuara me mjete ushtarake janë parë rrugës për në Siri pasi bombardimet e ditës së premte të udhëhequra nga SHBA-të shkatërruan tre objekte që dyshohet se ishin fabrika armësh kimike.

Një anije transportuese Alligator u fotografua teksa lundronte nën urën e Bosforit dje në një moment kur bota por pret të shohë përgjigjen e Vladimir Putinit ndaj aksioneve të koordinuara ushtarake në Siri të javës së kaluar.

Anija u pa rrugës për te baza detare e tartusit në brigjet e Sirisë së veriut.

Në kuadër të zhvendosjes së katërt të pajisjeve ushtarake ruse në vendin e rrënuar nga lufta anijet u panë të ngarkuara me tanke, kamionë, ambulanca dhe radarë.

Gjithashtu edhe një anije e verdhë transportuese “Alexandr Tkachenko” u fotografua teksa i drejtohej Tartusit dhe në të ishin të ngarkuara mjete lundruese patrulluese të shpejtësisë së lartë, një strukturë ure e përkohshme dhe disa kamionë. Fotot u publikuan në rrjetete sociale nga vëzhguesi i bazës detare të Bosforit Yörük Işık.

Një gjë e tillë ndodh pas fushatës të së premtes kundër regjimit të Bashar al-Assadit dhe sulmit me armë kimike që vrau brutalisht 75 civilë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tini: 16/04/2018 21:58

    Siria eshte arena e luftes gjeopolitike qe zgvillohet midis dy superfuqive . Denimi i perendimit ndaj rregjimit te Asadit erdhi si rezultat i perdorimit te armevw kimike , por kjo duhet te vertetohej nga organet e sorcislixuara te OKB se si qendron w verteta . Putini dhe Rysua te heni te sigurte se nuk e njeh friken duke qene superfuqua e dyte me e madhe ne bote , por ajo ka paradysh mos tensionimin e situates si dhe Kampionatit boterir te futbollit , ku jane shpenzuar miliona dollar , dhe ku vendet e perenfimit ne radt reagimi fo ta bojkotonin . Mos reagimi Rusise ushte ne te mire te oaqes globale por ajo nuk te falmpobi cenobe qifte dhe nje ushtar . Paqja duhet te mbizoteroj kudo dhe sidomos ne Siri qe eshte jkthter ne shtet ferri nga luftimet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin