Putini: Mbështes qëndrimet e Serbisë ndaj Kosovës

Putini: Mbështes qëndrimet e Serbisë ndaj Kosovës
MOSKE- Serbia nuk do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, ka thënë presidenti i zgjedhur serb, Tomisllav Nikoliç.

“Ne nuk mund ta njohim Kosovën, edhe nwse ndërpriten negociatat me Bashkimin Evropian. Megjithatë, unë nuk kam dëgjuar se duhet njohur Kosova, para se t’i bashkohemi BE-së”, ka thënë Nikolliç,

Presidenti serb Nikoliç, i bwri këto komente në Moskë, gjatë takimit me presidentin rus, Vladimir Putin.
Ky i fundit i premtoi presidentit Nikoliç, se, do të vazhdojë të mbështesë qëndrimet e Serbisë ndaj Kosovës. Putin premtoi gjithashtu se do të japw 800 milionë dollarë kredi për Serbinë.

“Ne e shohim Serbinë jo vetëm si partner tonin tradicional dhe shumë të rëndësishëm në Ballkan, por serbët janë edhe vëllezërit tanë shpirtërorë”, ka thënë Putin.

Nikoliçi, vizitën e parë si president e kreu në Moskë.
Ish-ultranacionalisti serb është zotuar se do të vazhdojë të ndjekë rrugën evropiane për Serbinë, por në të njëjtën kohë, do të vazhdojë të mbajë edhe lidhjet tradicionalisht të forta me Rusinë.
(b.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Teatri i Gjilanit me 'Tartufin' në ArTurbina! Studentët e kantos, koncert tek 'Artet'! Primo Shllaku në Shtëpinë Studio Kadare!

Teatri i Gjilanit me 'Tartufin' në ArTurbina! Studentët e kantos, koncert tek 'Artet'! Primo Shllaku në Shtëpinë Studio Kadare!