"Bëhet fjalë për një mur virtual, por ai po fillon të ndërtohet", deklaroi shefi rus i shtetit i pyetur mbi klimën e përplasjeve mes Rusisë dhe Perëndimit.
"Mburoja antiraketore pranë kufijve tanë, a nuk është një mur? Partnerët tanë mendonin se ata ishin fitimtarët, se ata ishin një perandori dhe të tjerët ishin vasalë që duhet t'i vësh në rresht ose jo", vijoi Putin.
Këto deklarata Putini i bëri gjatë konferencës së tij vjetore për shtyp e cila do të bazohet mbi krizën ekonomike dhe valutore që ka përfshirë vendin.
Kjo konferencë do të transmetohet në tre stacione televizive shtetërore dhe në tre radio.
Gazetarët e akredituar janë 1 259 nga të cilët mbi 200 janë të huaj.