Puto: Mbreti Zog grabiti 7 arka
me flori, Franca: Eshtë gangste

Puto: Mbreti Zog grabiti 7 arka <br />me flori, Franca: Eshtë gangste
TIRANE- Libri i studiuesit Arben Puto “Shkurorëzimi i Mbretit Zog në mërgim” sjell informacione të reja për jetën e Ahmet Zogut. Këto fakte autori i prezanton, siç pohon për “Shqiptarja.com”, në përkrahje të reagimit të akademik Rexhep Qoses se “Ahmet Zogu sundonte në mënyrë despotike dhe me mjete despotike”, “me intriga dhe frikë”.

Arben Puto shkruan se “Mbreti Zog nuk bëri asnjë rezistencë kundër agresionit italian në prill të vitit 1939. Ai preferoi të ikte bashkë me familjen dhe pasuritë e mëdha kombëtare të përvetësuara”

Studiuesi i njohur rrëfen dëshmitë e atyre që kanë parë me sy Mbretin Zog gjatë arratisë në 7 prill. Si i braktisi ushtarët dhe këshilltarin në kufirin e Kapshticës. Madje ai tregon dhe sesi autoritetet britanike kishin mësuar se mbreti Zog ishte larguar nga Shqipëria duke marrë me vete shtatë arka me flori, ndërsa kryeministri Daladier gjatë në një bisedë më ambasadorin anglez kishte mbajtur një gjuhë fyese, duke thënë se nuk kishte ndërmend të lejonte vendosjen në territorin francez të një gangsteri të tmerrshëm që kishte marrë ryshfete nga Italia.

Shkrimin e plote dhe pjesë nga libri i Arben Putos i lexoni në Shqiptarja.com (print)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi