Puto:Pushteti, ambicie e Berishës.
Do qëndrojë si hije në krye të PD

Puto:Pushteti, ambicie e Berishës.<br />Do qëndrojë si hije në krye të PD
TIRANE - Akademiku Arben Puto shprehet se Berisha nuk ka ndërmend që të largohet aq lehtë nga kreu i PD-së. Sipas tij, ambicia e Berishës për pushtet është e pashuar dhe ai do të kontrollojë në hije PD-në.“Nuk mendoj se ky është fundi i jetës politike për të. Pushteti është ambicia e tij e pashuar. Do të qëndrojë si hije dhe do të lëvizë fijet e aksionit politik në opozitë”, ka thënë Puto për “GSH”. Sipas tij, rezultati i zgjedhjeve ishte një protestë e masave të gjera të popullsisë.

“Rezultati spektakolar është një tregues i qartë se pushteti ka ngjallur pakënaqësi dhe zhgënjim aq të thellë”, thotë Puto.Ai shton se tashmë hapet një faqe e re, që i jep fund një tranzicioni kaq të gjatë dhe kaq të vështirë. Sipas tij, Sali Berisha me partinë e vet, ka shpërdoruar masivisht pushtetin dhe ka shkelur parimet e rregullat më elementare të sistemit.

Marrë nga gazeta Tema

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin