Për herë të gjashtë president, betohet në fshehtësi Aleksandër Lukashenko

Për herë të gjashtë president, betohet në fshehtësi Aleksandër Lukashenko

Aleksandër Lukashenko u betua për mandatin e tij të gjashtë si president i Bjellorusië,- njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve Beltra. 

Ceremonia e betimit u mbajt në fshehtësi dhe pa asnjë njoftim paraprak.

Qindra zyrtarë të lartë të qeverisë ishin të pranishëm në Minsk.

Media shtetërore raportoi se Lukashenko u betua ti "shërbejë popullit, të respektojë dhe të mbrojë të drejtat dhe liritë e njerëzve dhe qytetarëve", përpara se ti dorëzohej mandati  nga kreu i komisionit qëndror të zgjedhjeve.

Ceremonia normalisht do të ishte publikuar paraprakisht, por një masë e tillë u mor për shkak të fitores së diskutueshme të Lukashenkos, të protestave që nga 9 gushti dhe arrestimeve të shumta.

Lukashenko në pushtet për 26 vjet, akuzohet nga opozita dhe ndërkombëtaret për manipulim të zgjedhjeve të 9 gushtit .

Lideri 66-vjeçar i është përgjigjur protestave paqësore me arrestime të dhunshme dhe ekzistojnë pretendime për tortura ndaj të ndaluarve.

Betimi i sotëm i Lukashenkos në postin e presidentit është një farsë, pasi, në realitet, ai ka dalë në pension, deklaroi udhëheqësja e opozitës bjelloruse, Svetlana Tikhanovskaya, lidhur me ceremoninë që Aleksander Lukashenko e mbajti të fshehur.

“Kjo do të thotë që urdhërat e tij nuk janë më legjitime dhe janë të paekzekutueshme. Unë, Svetlana Tikhanovskaya, jam udhëheqësja e vetme e zgjedhur e popullit bjellorus’’, shtoi ajo.

”Detyra jonë tani është të ndërtojmë një Bjellorusi të re së bashku”, vazhdoi ajo.

”Ndërkohë, opozita po planifikon të fillojë një protestë deri në një fund të hidhur”, njoftoi anëtari i Presidiumit të Këshillit të Koordinimit të opozitës bjelloruse, Pavel Latushko.

“Ne kurrë nuk do të pranojmë mashtrime dhe do të bëjmë thirrje për zgjedhje të reja. Ne po i nxisim të gjithë të kryejnë një fushatë tërësore mosbindjeje”, theksoi Latushko. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:03
Bjellorusi/ Policia shtyp me dhunë protestat pas betimit si president të Lukashenkos (VIDEO)

Policia ka përdorur dhunë dhe ujë më presion kundër protestuesve të mbledhur në sot pasdite në kryeqytetin Minsk, pas ceremonisë së fshehtë të rizgjedhjes si president të Aleksandër Lukashenkos, që u betua sot për një mandat të gjashtë, pavarësisht thirrjeve të pashembullta për javë të tëra që ai të japë dorëheqjen.

Inaugurimi sekret i Lukashenkas më 23 shtator është pritur me kritika nga opozita, e cila ka refuzuar që të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve të 9 gushtit.

Që nga ajo kohë në protestat kundër Lukashenkas janë arrestuar shumë persona dhe janë përdorur shumë metoda të frikësimit, në shtetin me më shumë se 9 milionë banorë.

Në Perëndim, një numër në rritje i shteteve kanë thënë se nuk e njohin presidencën e Lukashenkos.

Gjatë pasdites së sotme, rreth 5,000 persona janë mbledhur në qendër të Minskut, ka raportuar televizioni Current Time.

Organizata bjelloruse për të drejtat e njeriut, Vyasna, që ka dokumentuar ndalimin e mijëra protestuesve prej procesit zgjedhor, ka raportuar edhe ndalimet e së mërkurës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vijonë puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren

Vijonë puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren