TIRANË- Për të dytën herë brenda një muaji, ish-kryebashkiaku i Vaut të Dejës dhe aktualisht deputet i 'Rithemelimit', Zef Hila është thirrur në SPAK. 

 Ish-kryebashkiaku i Vaut të Dejës, u shpreh pas marrjes në pyetje se u paraqit pranë SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit, për një çështje që është në proces.

Hila theksoi se nuk mund të japë detaje, pasi hetimi i çështjes është në proces nga organi procedues dhe konsiderohet sekret.

Nga sa mësohet, Spak po kryen hetimet për disa abuzime në bashkinë e drejtuar nga Hila përpara se të shkarkohej nga qeveria Rama, por nuk dihet se për çfarë konkretisht.