Flakët e zjarrit kanë përfshirë një banesë në Gjegjan të Pukës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Haxhiaj të njësisë administrative Gjegjan, teksa mesohet se largësia e zonës me qendren e Pukës dhe terreni e bën të pamundur ndërhyrjen në kohë të shërbimit zjarrfikës.

Nga zjarri është djegur plotësisht banesa. Fatmirsisht nuk ka pasur lëndime për anëtarët e familjes Ndoj. 

Si pasojë e zjarrit që përfshiu banesën e Zef e Pjetër Ndoj, 5 anëtarët e familjes kanë mbetur nën qiell të hapur.

Shkak për zjarrin parapraksht dyshohet një shkëndij elektrike.