Tragjedi në Maqedoninë e Veriut, shkrumbohet nga flakët spitali COVID në Tetovë, 10 viktima, mes tyre mjekë e pacientë

10 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur në Tetovë të Maqedonisë së Veriut mbrëmjen e të mërkurës, si pasojë  enjë zjarri që përfshiu spitalin COVID. Viktimat nuk janë identifikuar ende, ndërsa mes tyre janë edhe persona nga stafi spitalorë, të cilët ishin në krye të detyrës në momentin që ra zjarri në ndërtesë.

Zjarri tashmë është shuar plotësisht, ndërsa ekziston frika se numri i viktimave mund të rritet. Spitali COVID ishte ndërtuar vetëm muajt e fundit, për të trajtuar pacientët e infektuar dhe materiali me të cilin ishte ndërtuar u përfshi shumë lehtë nga flakët duke u shkrumbuar tërësisht.

Deri tani nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit, ndërsa pesë prokurorë janë angazhuar dhe janë në terren ku po kryejnë ekspertizë për të vërtetuar shkaqet që sollën deri te djegia e spitalit modular COVID në Tetovë.

Për ngjarjen e rëndë reagoi edhe politika shqiptare, duke i shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe duke u solidarizuar me dhimbjen e tyre.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:50
Ruçi, për humbjet e jetëve nga zjarri në spitalin e Tetovës: Ndaj dhimbjen e thellë me motrat e vëllezërit tanë në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Kuvendit,  Gramoz Ruçi, ka reaguar për humbjet e jetëve nga zjarri në spitalin e Tetovës.

Është një lajm që na ka dëshpëruar të gjithëve. Ndaj dhimbjen e thellë me familjet e njerëzve që humbën jetën, motrat e vëllezërit tanë tetovarë, me shqiptarët dhe gjithë popullin e Maqedonisë së Veriut.”, shkruan në reagimin e tij Ruçi.

Ora 01:51
Ngjarja në spitalin e Tetovës, Ministri i Shëndetësisë Filipçe: Konfirmohen 10 viktima, numri mund të rritet

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se zyrtarisht se ka 10 viktima nga tragjedia në Tetovë, megjithatë nuk përjashtohet mundësia se numri i viktimave mund të rritet.

“Në Tetovë ka ndodhur një fatkeqësi që ka marrë shumë jetë. Për momentin janë konfirmuar dhjetë të vdekur nga zjarri, por numri mund të rritet”, ka shkruar mes tjerash Filipçe në Twitter

Ora 00:58
Tragjedia në spitalin COVID-19 në Tetovë, Erion Veliaj shpreh ngushëllimet

Nëpërmjet një postimi në Twitter kryebashkiaku Erion Veliaj shpreh ngushëllimet e tij për ngjarjen e rëndë në Maqedoninë e Veriut.

‘Ngushellimet më të ndjera nga Tirana qytetareve te Tetovës për jetët e prekura nga shpërthimi i zjarrit në spitalin modular.

Shërim të shpejtë të plagosurve, kurajë ekipeve të emergjencave dhe kolegëve tanë, Teuta Arifit, Artan Grubit, Ali Ahmetit dhe autoriteteve të Maqedonisë së Veriut!’, shkruan Veliaj

Ora 00:16
Ngjarja tragjike në Maqedoninë e Veriut, reagon Rama: Lutje për Tetovën

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të merkure ku në spitalin e COVID-19 të Tetovës ka rënë një zjarr ku ka shënuar deri në këto momente 16 viktima dhe 9 humbje jete. Presidenti Meta dhe Kryeministri Rama janë të trontditur mbi këtë ngjarje. Në një status në Facebook Rama shkruan: "Lutje për Tetovën"

Ora 23:09
Tragjedia në Tetovë, 10 viktima dhe të tjerë lënduar rëndë, video e spitalit COVID në Tetovës i rrethuar nga flakët

Këto janë pamjet e spitalit COVID në Tetovë i përfshirë në flakë, ku kanë humbur jetën 10 persona. Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën pacientë që po kuroheshin për COVID dhe stafi mjekësor. Tanimë zjarri është shuar por këto pamje janë kapur në momentet e para të marrjes flakë.

Ora 22:57
I shkrumbuar krejtësisht, dalin pamjet nga spitali COVID që u përfshi nga flakët në Maqedoninë e Veriut

Spitali modular në Tetovë, në të cilin po kuroheshin pacientët me COVID në Maqedoninë e Veriut. Siç shihet nga pamjet flakët kanë përpirë gjithë godinën ndërkohë që paraprakisht raportohet edhe për viktima si nga pacientët dhe nda stafi mjekësor. Ende nuk dihen saktë shkaqet që shkaktuan zjarrin. Nga burime jozyrtare bëhet me dije se numri i viktimave është 9 ndërsa pritet në çdo moment pritet deklarata nga autoritetet për bilancin e sakte.

 

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Varja: 09/09/2021 06:17

    Tragjedi e vertete por fatekeqesisht jo e pa pritur. Eshte rrjedhoje e viteve te tera ku qellimi i udheheqjes eshte vetem vjedhja, debimi i njerezve te shkolluar dhe formimi i nje rrjeti udheheqesish qe nuk dîne tjeter gje veç vjedhjes dhe lavderimet te kryetarit te tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria rekord në Europë për numrin e kafeve, eksperti i ekonomisë: Me investimet në baret luksoze pastrohen lekët e krimit

Shqipëria rekord në Europë për numrin e kafeve, eksperti i ekonomisë: Me investimet në baret luksoze pastrohen lekët e krimit