Zjarr ka rënë në tarracën e një pallati në qendër të qytetit të Shkodrës. Pamjet me dron që Report Tv ka siguruar tregojnë tarracën të përfshirë nga flakët që po përhapen në pjesën tjetër të ndërtesës. Në tarracë dikur gjendej një biznes, por është mbyllur prej 2 vitesh.
Me ndërhyrjen e 4 mjeteve zjarrfikësve dhe 15 efektivëve, është arritur izolimi i flakëve. Fatmirësisht, ka vetëm dëme materiale dhe jo persona të lënduar.
“Zjarri në tarracën e pallatit në qendër të Shkodrës është izoluar plotësisht. Shërbimet reaguan menjëherë dhe punuan në koordinim për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e flakëve. Dua të falënderoj çdo punonjës të shërbimit zjarrfikës, Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake dhe shërbimit shëndetësor për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar", tha për mediat zëvendëskryetari i Bashkisë Shkodër, Marian Ndershtiqaj.









Komente
Komento