Përfundon gara për zonën Champions në Angli, Arsenal ngelet jashtë

Përfundon gara për zonën Champions në Angli, Arsenal ngelet jashtë

Trajneri i Arsenal, Unay Emery

Tjetër rezultat surprizë ka ndodhur në Angli, aty ku Arsenal barazoi ndaj Brighton për të mbetur jashtë zonës Champions. Topçinjtë kishin shansin e parafundit për t'u afruar me Chelsea dhe Totenham të cilat mbajnë vendin e tretë dhe të katërt, por Brighton i vendit të 17 që për më tepër ka siguruar mbijetesën në Premier League i surprizoi vendasit në Emirates.

Dy penallti do të vendosnin sfidën, ajo e Aubameyang në pjesën e parë dhe ajo e Glen Murray në pjesën e dytë për Brighton. Por kjo nuk do të thotë se topçinjtë e Londrës do të mbeten jashtë Champions për vitin tjetër.

Në Premier League tashmë gara bëhet e pamundur pasi në ndeshjen e fundit Arsenal duhet të fitojë me rezultat më të thellë se 2 gola në transfertën e vështirë të Burnley duke pritur që armiqtë e tyre të betuar Totenham të humbasin në shtëpi ndaj Everton.

Por ka dhe një shans tjetër, të fitojë Europa League për të siguruar direkt një vend në kompeticionin më të madh europian. Sot me të drejtë feston Chelsea, e cila e ka siguruar automatikisht kualifikimin në Champions dhe në Leicester javës tjetër udhëton vetëm për të vulosur vendin e tretë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

I dënuar me 3 vite burg për armëmbajtje pa leje, arrestohet 35-vjeçari në Elbasan! Në kërkim edhe për dhunë në familje

I dënuar me 3 vite burg për armëmbajtje pa leje, arrestohet 35-vjeçari në Elbasan! Në kërkim edhe për dhunë në familje