Përmbytjet/ Çako u 'tërheq veshin' bashkive: Të jenë më të përgatitura, pa pritur zgjidhjen e të tjerëve! Janë evakuuar disa familje në Lezhë dhe Shkodër (VIDEO)

Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako ndërsa ka folur për situatën e përmbytjeve në disa zona të vendit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, ka deklaruar se po punohet intensivisht, por nga ana tjetër u ka bërë thirrje bashkive që të jenë më të përgatitura për të tilla situata.

Ai ka deklaruar se janë evakuuar disa familje në Lezhë dhe në Shkodër. Kjo e fundit shton ai është ndër më të prekurat nga përmbytjet.

“Është dashur të ndërhyhet fuqishëm. Është një fazë shumë e rëndësishme e menaxhimit të fatkeqësisë natyrore siç është përmbytja dhe përpos saj vjen dhe rehabilitimi. Prej 2-3 ditësh vendi është përfshirë nga një intensitet i konsiderueshëm reshjesh. Zonat më të prekura Durrësi, Shkodra Vlora.. ka pasur dhe në qarqe të tjera ku ska munguar as bora.

Nga informacionet e marra në mënyrë intensive janë ngritur dhe organizuar mbledhjet dhe takimet përkatëse të shtabeve të mbrojtjes civile ashtu sikurse edhe në bashkitë respektive të këtyre prefekturave. Janë marrë masat përkatëse. Ka qenë monitoruar dhe gjatë natës së mbrëmshe dhe ditës së sotme, kur janë shtuar ndjeshëm prezenca e ujit kryesisht në zonën e Shkodrës. Zonat të cilat janë prekur nga reshje zonale dhe rajonale, pasi nuk jemi në ndikim dhe efektin e shkarkimeve të lumenjve të mëdhenj.

Shkarkimet janë ato të vendosura me vendim përkatës para disa ditësh. Nuk kemi shtim të shkarkimeve. Jemi në kulmin e dimrit dhe për sa kohë reshjet kanë munguar për një periudhë të caktuar pritshmëria për një shtim të tyre është dhe ne jemi duke e monitoruar hap pas hapi. Kemi prezencë të shtuar uji në toka bujqësore. Në zona që janë te ekspozuara apo në buzë të lumenjve. Janë evakuuar 2 ose 3 familje në Lezhë dhe Shkodër të cilat kanë qenë të cënuara nga përmbytja. Zona e Oblikës është ajo më e ekpsozuar me prezencë uji, në përgjithësi skemi banesa që kanë nevojë për tu  evakuuar”, tha ai.

Çako ka thënë se është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e bashkive që të kenë një plan paraprak për situata të tilla. Bashkitë sipas tij duhet të jetë të gatshme pa pritur një zgjidhjen e të tjerëve. Ndërkaq ai shton se nuk kanë munguar projekte në ngritjen e argjinaturave, në pastrimin apo dhe në eliminimin e pengesave të ndryshme dhe në pastrimin e kanaleve.

“Më duhet të përforcoj  thirrjen dhe vlerësimin e perfektes për një vëmendje më të shtuar të bashkive në mënyrë të vecantë për të intensifikuar punën e  vetë dhe për të hartuar një plan masash. Është përgjegjësi e drejpërdrejtë e bashkive, masat paraprake dhe çdo situatë që kërkon mbështetje dhe gatishmëri të strukturave të tjera, do duhet ndërhyrja e tyre.

Një situatë e tillë reshjesh përfshin të gjithë vendin ndaj çdo bashki duhet të jetë e gatshme pa pritur një zgjidhje të të tjerëve. Ndërkaq shtoi se s’kanë munguar projekte në ngritjen e argjinaturave, në pastrimin apo dhe në eliminimin e pengesave të ndryshme dhe në kolektorë të ndryshëm apo në pastrimin e kanaleve.

Shqipëria një fakteqësi më të ekspozuar ka përmbytjet. Ndoshta dhe për shkak të pozicionit. Lumenjë shpesh bëhen shkak për përmbytje. Kjo reformë ka pasur në konsideratë këtë. Skanë munguar projekte në ngritjen e argjinaturave, në pastrimin apo dhe në eliminimin e pengesave të ndryshme dhe në kolektorë të ndryshëm apo në pastrimin e kanaleve. Rreth 7500 km kanal janë pastruar vetëm vitin që shkoi, duke krijuar mundësi më të shtuar për shkarkimet që vjen në momente siç janë aktualisht”, shtoi ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Valiu: 08/01/2021 19:18

    Cako duhej te ishte veshur me kominoshe,,ky na del me pallto...

    Përgjigju
  • diku: 08/01/2021 18:40

    Po ju jeni plehera te gjithe.Vetem per vota jeni te pergaditur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit