Përplasjet BE dhe AstraZeneca, një hap përpara për vaksinat

Pas disa ditësh përplasje mes BE dhe firmës  farmaceutike britaniko-suedeze AstraZeneca, në lidhje me dozat e vaksinave dhe shpërndarjen e tyre. Kompania farmaceutike tanimë ka rënë dakord që të ofrojë një shtesë prej nëntë milion dozash të vaksinës Covid deri në Mars.  Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen  deklaroi se ky vendim ishte një hap përpara.

Në një twitter Von der Leyen tha që AstraZeneca "do të dorëzojë 9 milion doza shtesë në tremujorin e parë (40 milion në total) krahasuar me ofertën e javës së kaluar dhe do të fillojë dërgesat një javë më herët sesa ishte planifikuar".

Por 40 milion doza që priten tani janë vetëm rreth gjysma e asaj që pritej, mes problemeve të vazhdueshme të furnizimit. BE nënshkroi një marrëveshje në gusht për 300 milion doza me AstraZeneca, me një mundësi për të siguruar 100 milion doza më shumë.  Shpresohej se 80 milion doza do të dorëzoheshin në tremujorin e parë të 2021, por AstraZeneca tha se kishte probleme të prodhimit në impiantet e saj Holandeze dhe Belge, prandaj do të kishte reduktim të furnizimeve në 60% deri në fund të Marsit.

Javën e kaluar BE është kritikuar për vendimin e tyre për të vënë nën kontroll eksportet e vaksinave të prodhuara në një nga vendet e unionit, duke  përdorur të ashtuquajturin mekanizëm të transparencës.

Në veçanti u dënua për kërcënimin e saj për të vendosur kontrolle në kufirin e Irlandës Veriore për të parandaluar që vaksinat e prodhuara në BE të arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar.  Kufiri ishte një nga problemet më të vështira për t'u kapërcyer në marrëveshjen e rënë dakord së fundmi për Brexit, pas largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga BE. BE ishte e zemëruar që Britania po merrte furnizimet e saj të kontraktuara të prodhuara në Mbretërinë e Bashkuar nga AstraZeneca ndërsa pësoi një mungesë.

Përpjekja e BE për të aplikuar masa në kufirin irlandez u dënua gjerësisht, dhe krerët e organeve të industrisë në mbarë Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropën kërkuan ndalimin e këtyre masave.   

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka