Pyet babanë se pse myslimania ka
atë veshje,merr përgjigjen më të mirë

Pyet babanë se pse myslimania ka<br />atë veshje,merr përgjigjen më të mirë
Mënyra që prindërit zgjedhin të vetëdijësojnë fëmijët e tyre besimin, kulturat dhe etnitë e ndryshme është shumë e rëndësishme sidomos në këto kohë.
 
Përgjatë viteve të formimit fëmijët përvetësojnë dije ndaj është detyra e prindërve që tu tregojnë se diferencat nuk duhet të jenë arsye që njerëzit të qëndrojnë larg njëri-tjetrit, përkundrazi ato duhet t’i bashkojnë.
 
Një grua myslimane ka postuar në facebook një bisedë mes babit dhe dy vajzave të tij kureshtare teksa ishin duke ngrënë në restorant.
 
Jam myslimane. Isha duke ngrënë në restorant ndërsa afër meje ndodhej një baba me dy vajzat e tij. Dëgjova bisedën e tyre. Vajzat po pyesnin për gjithçka, u mahnita nga kurioziteti i tyre.
 
Njëra nga vajzat më pa mua dhe pyeti: “Babi pse ajo është veshur ashtu?”
 
Babai i dha një përgjigje që më ngrohu zemrën. Ai tha: Ka besime, kultura dhe gjuhë të ndryshme. Ne duhet të besojmë rreth tyre.”
 
Më pas ai u tregoi vajzave një eksperiencë personale ndërsa jetonte jashtë vendit dhe i duhej të mësonte spanjisht.
 
Kjo më kujtoi një studim të Harvardit i cili thotë se fëmijët e ekspozuar ndaj racizmit kanë prirjen që ta ndjekin këtë tendencë që në moshën 3-vjeçare.
 
Kjo është se si të mësojmë dashurinë, pranimin, mirëkuptimin dhe respektin. Kjo fillon në një moshë të vogël. Fëmijët dëgjojnë dhe imitojnë qëndrimet dhe sjelljet e prindërve të tyre", 
 ka shkruar Rabia Ahmad.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois