SHKUP - Ish-komandantë dhe pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni ditët e fundit janë marrë në pyetje në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e sulmit ndaj policisë në Goshincë.
Mediat shqiptare në Maqedoni raportojnë se thirrja ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së bëhet nga ana e Drejtorisë së Sigurimit dhe Kundërzbulimit, mbi incidentin e armatosur në postën policore kufitare të Gushincës, në kufi me Kosovën.
Dëshmia e një prej ish-pjesëtarëve të marrë në pyetje, tregon se ky veprim i organeve të sigurimit shtetëror është shqetësues dhe se gjithçka po ndodh pas incidentit në pikën kufitare. Ai bën thirrje që të mos cënohen, pasi nuk kanë lidhje me skenaret e errëta për të cilat u dyshua fillimisht se ishin ata përgjegjës.
Një pjesë e tyre duke mos pasur asnjë mbështetje institucionale, raportojnë mediat, kanë marrë avokatët e tyre për t`u mbrojtur dhe për të shmangur çdo lloj tendence të inskenimeve të mundshme.
Ish-pjesëtarë të UÇK-së gjithashtu informojnë se për këto raste kanë informuar edhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Shkup.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com