Pyetet i dashuri dhe i 'fejuari' i Eglantinës/ S’dimë gjë çfarë ndodhi, i shkëputëm kontaktet pasi lidhja kishte presion

Pyetet i dashuri dhe i 'fejuari' i Eglantinës/ S’dimë gjë çfarë ndodhi, i shkëputëm kontaktet pasi lidhja kishte presion

Viktima Eglantina Buci

Faik Buci, babai i cili akuzohet nga prokuroria e Tiranës, si personi që urdhëroi vrasjen e vajzës së tij, Eglantina Bucit, rezulton të jetë i dënuar me 8 muaj burg për akuzën e “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Fillimisht Buci, është dënuar me 1 vit burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, Faiku, është deklaruar fajtor dhe dënuar përfundimisht me 8 vjet heqje lirie.

Sipas prokurorisë së Tiranës, ai është dënuar pasi kishte çmontuar dhe fshehur pistoletën tip TT, me të cilën i biri i tij Shkëlzen Buci, qëlloi disa herë në drejtim të aktorit Mishel Prela, por pa mundur ta vrasi atë. Goditja është kryer për qëllimin e përfitimit të 80 mijë euro, të premtuara nga porositësi i vrasjes Ervin Zallumi.

Por me hyrjen në burg të babë e bir, prokuroria e Tiranës ka administruar në dosje një dëshmi të një tjetër personi, bashkë i pandehur në këtë çështjen e atentatit kundër Mishel Prelës, i cili ka treguar pengun që mbante qysh prej vitit 2012, ku ai kishte qenë dëshmitar i vrasjes së Eglantina Bucit. Dëshmitari ka treguar dinamikën e plotë të këtij krimi, qysh prej vitit 2012, por prokuroria e Tiranës, është treguar e duruar në zbardhjen e plotë të këtij krimi të rëndë, brenda rrethit të familjes.

Ndërkohë gjatë fazës së hetimeve, është marrë në pyetje dhe djali që ka bashkëjetuar me Eglantina Bucin. Ai ka deklaruar se me anëtarë të familjes Buci, janë takuar në Tiranë dhe ata nuk e kishin dëshirë që ai dhe Eglantina të krijonin një lidhje. Për këtë gjë, por duke parë dhe problemet që rrodhën mandej, pasi siç tregon djali, Eglantinën e kishin fejuar me një djalë tjetër pa dëshirën e saj, ai ka hequr dorë nga kjo lidhje dhe nuk është interesuar asnjëherë për fatin e Eglantinës.

Por, prokuroria, ka pyetur dhe të “fejuarin” që familja i kishte bërë për burrë Englantinës. Ai ka treguar se asnjëherë nuk kanë qëndruar bashkë me Eglantinën, megjithëse familja gjatë një takimi i kishte shpallur të fejuar. Eglantina qëndronte herë në disa kushërinj dhe herë në disa shoqe dhe te xhaxhai, derisa në vitin 2012, u ekzekutua me disa plumba nga vëllai i saj Shkëlzen Buci, i cili kishte marrë urdhër të prerë nga babai Faiku, për të ekzekutuar motrën dhe më pas mbuluar me gurë në Malin me Gropa.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen