Vranë dhe groposën Eglantina Bucin, 50 vite burg për babë e bir! Faik dhe Shkëlzen Buci dënohen me nga 25 vite në qeli, i pari urdhëroi e tjetri ekzekutoi

TIRANË- 50 burg për baba e bir, nga 25 secili, është epilogu i një historie makabre të ndodhur në Tiranë, atë të vrasjes se Eglantina Bucit nga vëllai i saj me mbështetjen e babait 10 vite më parë. Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke i dhënë secilit maksimumin e dënimit me burg, përveç atij me burgim të përjetshëm. Faik dhe Shkëlzen Buçi nuk e kanë pranuar asnjëherë krimin e rëndë. 

Si u zbulua ngjarja pas 10 vitesh?
Eshtrat e Eglantinës u gjetën nga një gjuetar në datën 13 shtator 2012, por sipas ekspertëve vrasja kishte ndodhur gati 6 muaj para. Policia është kthyer në vendin krimit më 21 shtator 2012 ku janë gjetur një pjesë e eshtrave të Eglantinës. Një pjesë e rrobave të Eglantinës ishte e djegur. Hetimet vijuan për më se 6 muaj, për t'u mbyllur më pas në 25 janar 2013. Por dëshmia e dëshmitarit kyç me inicialet M.T, i cili ka treguar se Shkëlzen Buci,vëllai i saj, që ishte në burg për një tjetër çështje, kishte vrarë motrën e tij. Kjo dëshmi bëri që të rihapeshin hetimet në 2018, për të çuar më pas në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Dëshmia kyçe e shokut të autorit
Babë e bir, Faik dhe Shkëlzen Buci kanë vrarë vajzën e shtëpisë, pasi kjo e fundit kishte shkuar të bashkëjetonte me një djalë pa pëlqimin e familjes. Dëshmitari okular i ngjarjes ka qenë shoku i ngushtë i Shkëlzen Bucit, i cili ka shërbyer për zbardhjen e plotë të këtij krimi makabër. E gjithë skena është parë nga ai, teksa ka qenë i pranishëm edhe në momentin e krimit. Më parë ai ka rrëfyer me detaje nga biseda që ka pasur motër e vëlla deri te momenti i vrasjes. Eglantina i kishte kërkuar ndihmë dëshmitarit që ta ndihmonte dhe ai i kishte dhënë fjalën se nuk do t'i ndodhte gjë, por nuk ndodhi kështu.

Si ndodhi vrasja?
Shkëlzeni ka thirrur motrën e tij për kafe, teksa ishte i shoqëruar në shokun e tij. Në momentin që nuk po shkonin për kafe, por rrugës për te Mali me Gropa, motra, Eglantina e ka kuptuar se diçka nuk po shkonte. Aty Shkëlzeni ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar me një plumb në nofullën e majtë duke e lënë të vdekur në vend. E gjithë skena është parë nga shoku, i cili ka ndërhyrë duke i thënë "më vrit dhe mua", por që Shkëlzeni nuk e ka bërë. Ka qenë dëshmia e këtij, që ka shërbyer si spunto më pas për zbardhjen e këtij krimi, edhe pse 10 vite më pas. Nisur nga kjo, shoku ka marrë statusin e dëshmitarit të mbrojtur.

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen