Vrasja e Eglantina Bucit, Avokati i Faikut dhe Shkëlzenit për Report TV: Vajza ishte e fejuar në 2006-2007,  nëna pranoi të bëhej ADN-ja e trupit të gjetur, i ati jo

Avokati i Faik dhe Shkëlzen Bucit, të akuzuar për vrasjen dhe më pas groposjen e vajzës dhe motrës Eglantina Bucit hedh poshtë zërat që babë e bir të kenë pranuar krimin. Gjatë një lidhje telefonike, për emisionin ’Pa Gjurmë’, në Report TV avokati Arben Gramo sqaron se dëshmia e dhënë nga një bashkëpunëtor i drejtësisë nuk i jep fund gjykimit të kësaj çështje.

Duke zbardhur detaje të tjera të kësaj ngjarje, sipas dëshmisë së dhënë nga pala e akuzuar, mësohet se i ati Faiku i cili ndodhet pas hekurave, i kishte bërë disa herë ofertë të bijës Eglantina, të kthehej në shtëpi, pasi ajo ishte larguar në vitin 2007. Detajet nga kjo dosje, zbulojnë se Eglantina ishte fejuar para viteve 2006-2007 dhe se me dëshirën e saj nuk donte të rikthehej në shtëpinë ku jetonte babai dhe njerka. Ndërsa sipas avokatit del një dritë një tjetër detaj, ai se pas vitit 2007 mund të kenë ndodhur ngjarje të tjera, që mund ta kanë implikuar vajzën me të tjerë persona.

1599471703_buci.jpg

Faik, Shkëlzen dhe Eglantina Buci

A e kanë pranuar krimin Faik dhe Shkëlzen Buci ?

Jo. Faik dhe Shkëlzen Buci nuk e kanë pranuar krimin. Ai është version që ka ngritur organi i procedurës, organ i prokurorisë, në bazë të një dëshmie që ka dhënë një person që është bashkëpunëtor i drejtësisë, në një gjykim të mëparshëm, dhe ka dhënë disa të dhëna në lidhje me gjetjen e eshtrave, të Eglantina Bucit. Ai ka dëshmuar në lidhje me këto fakte që janë publikuar. Por kjo dëshmi vërtetë është burim prove, por nuk përbën provë të plotë në mënyrë që të fajësohen personat. Ky është një dyshim, I bazuar në një provë, indicie që do gjykohet më pas, do të mblidhen të dhëna të tjera, në lidhje me këtë dëshmi. Kjo provë nuk jep përfundimin e gjykimit, që i fajëson babë e bir. Mendohet se eshtrat që janë gjetur në Malin me Gropa, personi që ka ndërruar mund të jetë rreth vitit 2012, mund të ketë ndodhur vdekja. Dyshohet sipas ekzaminimeve të bëra nëpërmjet ADN-së, që eshtrat e këtij personi t’i përkasin Eglantina Bucit. Vajza nuk bënte një jetë normale. Ajo nuk vinte në shtëpinë e familjarëve. Divorci i babait të saj me nënën ka ndodhur rreth viteve 1993, ndërsa kujdestarinë prindërore në atë kohë për katër fëmijët i mori babai, jo nëna.

Kur e takuar për herë të fundit babai, vajzën e tij ?

Vajza ka qenë e fejuar para viteve 2006-2007. Ajo është larguar nga shtëpia e babait që në vitin 2007, për të nisur jetën e saj duke jetuar me të fejuarin. Më pas mund të kenë ndodhur ngjarje të tjera, që ajo mund të kishte lidhje me persona të tjerë. Deri në vitin 2010 babai Faiku ka patur komunikim me telefon. Por në komunikimet e rralla më pas, vajza nuk pranonte të kthehej në shtëpi, pavarësisht ofertës së babait që të bashkohej me familjen. Dëshira e babait dhe njerkës së saj ishte që ajo të vinte në shtëpi. Shkëlzeni, i vëllai gjithashtu thotë se nuk është vrasësi. Me nënën biologjike nuk jemi takuar.

Pse babai nuk ka pranuar për të kryer analizën e ADN-së?

Nga nëna është marr leja për të kryer testin e AND-së. Babai nuk konfirmon në lidhje me marrjen e ADN-së. Ai nuk është njoftuar. Praktika është e saktë, mjafton të merret vetëm firma e një prej prindërve për testin e AND-së.

Sa mund të jetë dënimi nëse pala e akuzuar deklarohet fajtore ?

Parashikimi ligjor sipas aktakuzës është 15-25 vite, pastaj varet nga rrethanat lehtësuese.

VIDEO / Emisioni i plotë Pa Gjurmë

 

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Manchester United fiton pas pesë ndeshjeve, mposht 0-2 Leicesterin! Zhbllokohet Haaland

VIDEO/ Manchester United fiton pas pesë ndeshjeve, mposht 0-2 Leicesterin! Zhbllokohet Haaland