'Mos më vrit, më fejoni dhe me sakat', si u zbulua skeleti i Eglantina Bucit  dhe si e mashtroi i vëllai për ta vrarë

"Ndihmë, mos më vrit, do të fejohem me kë të thoni ju qoftë edhe sakat". Ishin këto fjalët e fundit të Eglantia Bucit të ekzekutuar vjeshtën e vitit 2012 mbi fshatin Feken pranë Malit me Gropa në Tiranë. Report Tv ka mundur të zbardhë dëshminë e informatorit të policisë i cili zbërthen krimin makabër dhe ishte pjesë e krimit ku me një pistoletë dhe një plumb në distancë të afërt Shkëlzen Buci ka qëlluar ballë përballë të motrën e tij.

Ndërsa teksa iknin rrugës për në Dajt, Eglantina e ka kuptuar diçka duke i kërkuar të vëllait përse po ikim këtej, të sqarohemi në Tiranë.

Shkëlzeni i është përgjigjur, epo ti bërtet në Tiranë ndaj tani e ke marrë rrugën e keqe dhe pasi të më tregosh çdo gjë dhe ku ke çuar lekët që vodhe në shtëpinë e babit do kthehemi sërish.

Por kjo nuk ndodhi, dhe vetëm një fundjavë gjahu më 14 shtator 2012 e shtetasit D.Ç me dy zagarët e tij do të ishte pikënisja e zbulimit të një krimi makabër.

Më 21 shtator eshtrat do të përfundonin në laboratorin e mjekësisë ligjore, por për hetuesit e vetmja e dhënë e përftuar ishte identifikimi i moshës rreth 30 vjeç me përafërsi dhe seksi femër, por asgjë më shumë.

Hetuesit pyetën disa familjare që kishin deklaruar vajza e nuse të humbura, por asnjë provë s‘do të ndihmonte në identifikimin e viktimës dhe zbulimin e krimit. Vetëm 6 vite më pas në 2018 dëshmia e ish mikut të Shkëlzen Bucit do të nxirrte në pah një histori tronditëse. Duke treguar se Faik e Shkëlzen Buci i kishin dhënë atij numrin e telefonit të Elganitës me planin që të krijonte një lidhje.

Pa e ditur Eglantina kishte pranuar por pas sms për lidhje intime qëndronte i infiltruari i babait e vëllait të saj për ta nxjerr në pritë.

Veç telefonit Faik Buci dhe Shkëlzeni i dhanë atij edhe një unazë floriri për ta bërë më të besueshme se i riu që po ashtu kishte një familje dhe një djalë do të fejohej me Eglantinën.

Pak javë pas numrit të telefonit Faiku dhe Shkëlzeni arritën qëllimin e tyre dhe ditën që ai do ti tregonte unazën, Shkëlzeni ka shkuar me shokun duke e marrë me makinën tip golf dhe duke vazhduar rrugëtimin pa kthim atë të vrasjes së motrës së tij.

Por ky nuk është krimi i vetëm me të cilin është përfshirë Faik e Shkëlzen Buci. Faiku është dënuar edhe më herët në krimin ku djali i tij ishte paguar për të vrarë Mishel Prelën.

Sipas prokurorisë së Tiranës, ai është dënuar pasi kishte çmontuar dhe fshehur pistoletën tip TT, me të cilën i biri i tij Shkëlzen Buci, qëlloi disa herë në drejtim të aktorit Mishel Prela, por pa mundur ta vrasi atë. Goditja është kryer për qëllimin e përfitimit të 80 mijë euro, të premtuara nga porositësi i vrasjes Ervin Zallumi.

Ndërsa në deklarimet e tij ish i fejuari i Eglantinës burrin të cilin familja ja bëri pa dëshirën e saj, ka deklaruar se me Eglantinën ai nuk kishte qëndruar asnjëherë pasi ajo nuk donte.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Feliks: 10/09/2020 08:30

    Ju rrofte burrnia dhe kujdes sapunin kur te jeni ne burg mos ju bjeri nga duart

    Përgjigju
    • koz: 21/09/2020 16:48

      kafshe prehistorike.Perseri se kuptoj perse keta kriminel, babe e bir kane vrare bijen e motren e tyre.

  • ymeri: 09/09/2020 23:47

    A VRITET motra mor maskara,,mmor palaco,,ti do varur per llape...

    Përgjigju
  • ada: 09/09/2020 16:58

    uroj te vdisni si kafshe,plera

    Përgjigju
    • Majmuni Hirko: 10/09/2020 23:52

      Te lutem mos ofendo kafshet

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen