Pyetja e pilotit që habiti kullën e
kontollit ajror në Slloveni

Pyetja e pilotit që habiti kullën e<br />kontollit ajror në Slloveni
Komunikimi mes pilotëve të avionëve dhe kullës së kontrollit është një komunikim standart në të cilin pilotët japin të dhëna të ndryshme mbi fluturimin e tyre që i kërkohen nga kulla e kontrollit.
 
Por një pilot i cili po drejtonte një avion prej Madritit drejt Budapestit ka habitur kullën e kontrollit në aeroportin Bërnik të Lubjanës.
 
"Më falni, a e dini rezultatin e ndeshjes mes Barcelonës dhe PSG në Champions League", ka qenë pyetja e pilotit i cili sapo kishte hyrë në hapësirën ajrore të Sllovenisë.
 
Ndërkohë që stafi është habitur për një moment nga pyetja, i ka kthyer përgjigje pilotit duke i thënë rezulatin e ndeshjes "Barcelona gjashtë, PSG një"  dhe vetëm disa sekonda më vonë në anën tjetër të radios janë dëgjuar thirrje gëzimi.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar