PYETJA/ Qasja e munguar ndaj 25 prillit: cilat janë avantazhet morale, modelore dhe programative të opozitës ndaj mazhorancës?

PYETJA/ Qasja e munguar ndaj 25 prillit: cilat janë avantazhet morale, modelore dhe programative të opozitës ndaj mazhorancës?

Lulzim Basha, Monika Kryemadhi

Në të gjithë narrativën mediatike me fokus 25 prillin, pikëpytjen e madhe se kush do e pasojë pushtetin pas asaj date, PS me një mandat të tretë apo PD me rikthim në qeverisje, mungon ajo çfarë duhet të jetë thelbësore në trajtim: pretenduesi i rotacionit, PD në këtë rast, a ka avantazhe ndaj qeverisësit aktual PS?

Avantazhet duhet të jenë në tre plane, ku parësori është ai moral, më pas vjen ai referencial (modeli), si dhe ai programativ e vizionar.

I pari, ai moral, dëshpërimisht as që merret në llogari, ndërkohë që në çdo kohë, po sidomos sot, duhet të jetë baza këndvështrimore.

Dy ditë më parë, kreu i PS-së për Tiranën, Ervin Bushati, i bëri një pyetje retorike gazetarit, duke i thënë se cili është kryetari i PD-së për Tiranën, pra homologu i tij? Gazetari u mendua e u mendua e më pas iu dorëzua pamundësisë për ta ditur. Çfarë ndodhi? Ndodhi ajo që u bë një pyetje e befasishme dhe jo skematike, ndaj dhe pasoi shashtisja.

E njëjta gjë vlen sot t’u thuhet dy forcave, plus të zhurmshmes LSI, por sidomos PD-së që aspiron të marrë frenat e qeverisjes, se ç’avantazh moral ka ndaj qeverisjes aktuale?

Se fjala vjen, nëse i referohemi terrenit të akuzave, ato janë të dyanshme. Basha, sa akuzon, aq dhe është i akuzuar. E gjersa nuk ka verdikte gjyqësore mbi akuzat, ahere nuk ka vende as për avantazhe të njërës apo tjetrës palë. Por mund të ndodh që në këtë plan, PS të dalë e të thotë që ne, gjithsesi nuk akuzohemi se kemi vrarë njerëz (rasti i 21 janarit). Nga ana tjetër, vini re, në akuzat e ndërsjellta mbi koncensionet apo PPP-të, PS i mbron ato; ajo afron arithmetikën e saj duke rrëzuar akuzat e kundërshtarit. Ilir Beqja e bën rregullisht këtë, me laps në dorë. PD kurrë, as dje kur denoncohej me letra nga Erion Braçe e as sot, nuk del kurrë në mbrojtje të koncensioneve të veta.

Duke qëndruar sërish në planin moral: botuesi Carlo Bollino ka publikuar së fundi rastin e një procesi ndaj Çlirim Gjatës, kreut të Departamentit të Drejtësisë në PD. Prej tij, ofrohet një rezyme që gati ngjan e pabesueshme, se si ai, Gjata, një jurist me pretendime të mëdha politike, i shmanget një përballjeje gjyqësore pas një padie për shpifje. Pra, jemi në fushën e moralit.

Plus këtyre, PD është sot në aleanvë me LSI-në, e cila përbën njollën më e madhe morale në politikë. E nëse Rama e përligji ribashkimin amoral me Metën në 2013 me kredon e ribashkimit të së majtës, si e përligj sot PD-të dorëzimin te një forcë tipike klienteliste që mund t’i bëjë “varrin moral” nesër në pushtet?

Kalojme te modeli.

Ka qenë i gjithmonshëm në ligjërimin politik të Ramës një avantazh i potencuar prej tij, ai i modelit.

Rama ka promovuar dhe mbrojtur modele qeverisëse, në planin lokal e atë kombëtar, të cilat kanë patur firmën e PS-së. PD ende nuk ka një të tillë në asnjë plan, ndonëse posedon pasuri qeverisëse në kohë e vëllim. Nëse e pyet lidershipin demokrat se cili është qyteti model i mirëmenaxhimit të tyre në planin e qeverisjes lokale, nuk dihet se ç’përgjigje do jipnin, pasi kurrë nuk kanë potencuar ndonjë sosh. Përkundrazi, ngjan paradoksale, por ka qenë Rama ai që ka vlerësuar disa kryebashkiakë të PD-së ndër vite, ku veçon ai i Tropojës, Besnik Dushaj.

Ndërkohë, nëse e pyet se cila ka qenë reforma më e madhe, më e vështirë dhe më e efektshme e ndërmarrë nga PD gjatë qeverisjes së saj, të mirat e së cilës po vilen sot, as kjo, hipotetikisht nuk ka asnjë përgjigje.

Dhe vijmë te programi, vizioni qeverisës.

Kjo e treta është e lidhur ngushtë me të dytën. Kur s’posedon model, vështirë të promovosh apo mbrosh një program tërheqës e bindës.

Programi i PD-së deri më tani, janë maksimalisht 10 fraza parazite në ligjërimin e saj, edhe ashtu të varfër. Janë të stërkonsumuara dhe ngjajnë të huazuara deri para 15, 20 apo 25 vitesh. Janë të parafrabrikuara dhe vuajnë nga një mungesë dramatike fantazie. Janë deri dhe fyese për një inteligjencë mesatare, pasi injorojnë çdo kontekst të ndryshuar social dhe ekonomik ndër vite. Ndaj jo më kot, as nuk bindin e as nuk janë frymëzuese. Mes rreshtash, dallohet qartë uria e çmendur për pushtet, pa investuar fare në ide.

I shtohet kësaj dhe cilësia e lidërshipit. Të gjithë ata që përbëjnë ballin e PD-së, askush prej tyre nuk përbën një suprizë ose tërheqje për opinionin, në ligjërim ose ide. Figurat e vjetra janë të mplakura deri në asfiksi mendimi, ndëra të rejat ngjajnë si të vjetra nga stërkonsumimi politik në pak kohë. Janë aty dhe garojnë për të akuzuar kundërshtarin por jo për ide e vizione të reja.

Ndaj, pyetje bazë për opozitën deri më 25 prill është: çfarë ju avantazhon ndaj mazhorancës, e kjo në planin moral, modelor, programor? /tesheshi.com

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nina: 13/10/2020 09:24

    Nje artikull si ralle here ne gazeten tuaj. Pyetje te qenesishme dhe me brume. Neqoftese gjithesecili nga ne do ti bente kur analizonte 4 vjetet e qeverise dhe te opozites te bashkuar,dhe vec e vec, do te gjente midis tyre nje humnere. Nuk jam me PS por nuk di ku te gjej nje pune te bere nga personalisht Lulezim Basha jo ne opozite por edhe ne 3-4 vite kur ishte kryetar bashkie. Zoteria ne fjale nuk ka asnje gjurme ne jeten 30 vjecare te demokracise. Popull hap mendjen por edhe hap syte kur voton, jeta jone eshte ne doren tone, te votojme per vete dhe per femijet tane. Ne jemi Shqiperia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet, sekuestrohen pamje filmike

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet, sekuestrohen pamje filmike