Pyetja që po mundon të gjithë! Çfarë dhurate mori Jennifer Aniston për 50-vjetor nga Brad Pitt?

Pyetja që po mundon të gjithë! Çfarë dhurate mori Jennifer Aniston për 50-vjetor nga Brad Pitt?

Prania e aktorit Brad Pitt në 50 vjetorin e lindjes së  ish bashkëshortes së tij, Jennifer Aniston ishte një befasi për të gjithë. Ai u pa në festën e aktores, 14 vite pas divorcit të tyre.

People.com ka raportuar se aktori i ka bërë ish partneres së tij një dhuratë speciale.

Burimet kanë thënë se pjesa më e madhe e të ftuarve në festë kanë sjellë dhurata për aktoren, po ashtu dhe Brad.

Por ajo që po kuriozon të gjithë është se çfarë dhurate speciale ka marrë aktorja nga ish bashkëshorti i saj.

Kjo do të mbetet enigmë edhe për pak apo për gjithmonë, pasi aktori ia ka dhënë dhuratën sekrete Aniston para se të fillonte festa. 

Brad dhe Jennifer kanë qenë të martuar nga viti 2000 deri në 2005, por më pas u divorcuan për shkak se Pitt u dashurua me Angelina Jolie gjatë xhirimeve të filmit ‘Mr&Mrs SMith’.

Pavarësisht kësaj të dy aktorët janë miq të mirë dhe kanë vendosur ta lënë të shkuarën pas.

 

1/3
G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

SHBA, Gjykata e Lartë shqyrton pretendimin e ish-presidentit Trump për imunitet absolut ndërsa ishte në detyrë

SHBA, Gjykata e Lartë shqyrton pretendimin e ish-presidentit Trump për imunitet absolut ndërsa ishte në detyrë