Qytetarë të shumtë telefonojnë në emisionin "Këndi i Ekspertit" për të pyetur ekspertin Fadil Kepi për problemet që i pengojnë për të marrë pensionet por edhe informacione për pension të parakohshëm.

Një qytetar nga Tirana pyeti  “kam 40 vjet punë dhe dal për 6 muaj në pension por vitet e punës i kam në librezë, të gjitha janë të vulosura. Problemi im është a njihen librezat e punës si ajo që kam unë” tha qytetari.

Nëse punon në sektor buxhetor përfiton një rrogë shpërblimi, këtë kompetencë e ka qendra e punës. Personi që telefonoj i duhen 34.5 vite punë që të përfitojë pensionin e plotë. Shtohen edhe 2 vitet që zotëria që telefonojë ka punuar bashkë me vitet e tjera të punës.

Në rast se del pensioni dhe nuk bindet me shumën e pensionit duhet të ankohet te komisioni i punës dhe aty shqyrtohet nëse mund të marri më shumë, tha Z. Kepi.

Një qytetar tjetër telefonoj nga Farka e Vogël dhe pyeti nëse nëna e tij mund të merrte pension të plotë sepse për momentin merr vetën gjysmë pensioni për faktin se ka humbur librezën e punës, a mund të marri pension të plotë?” pyeti qytetari.

Eksperti Fadil Kepi i sugjeroj të bëj ankesë në ‘Qendrën e punës’  aty shqyrtohet dhe më pas vendoset nëse e merr të plotë ose jo pensionin. Nëse nuk merr zgjidhje nga Komisioni i Punës atëherë duhet ti drejtohet gjykatës për zgjidhjen e këtij problemi ju siguroj se e përfiton pensionin të plotë.

Vitin tjetër plotësoj moshën për punë por kam 27 vite pune, kam 2 vite si ekonomistë në operativë a marr pension kooperative apo shteti? Eksperti shpjegoj se mund të marri 35 % të pensionit, nëse kërkon të marrësh pensionin e shtetit duhet të kërkosh te komisioni i punës aty vendoset në bazë të kërkesës tënde për pensionin shtetëror ose kooperative.

Në studio kishte ardhur një letër nga një zonjë nga Korça e cila ka punuar në kooperativë dhe punë shteti gjithsej ka punuar 35 vite punë 15 vite në kooperativë dhe 15 në shtet dhe shoqet e saja që kanë punuar në kooperativë marrin pension të barabartë me shoqet e saja.

Sipas ekspertit kjo gjë nuk mund të ndodhi sepse ata që punojnë në shtet marrin 5000 lekë më pak se një person që merr pension shteti. Këtë vit për të marrë pension duhen 36 vite e 4 muaj pune gjithsej, por nëse janë të kooperativës atëherë do të merrni pensionin e kooperativës.

Edhe nëse keni punuar edhe një vit në kooperativë atëherë merrni pensionin e operativës nëse plotësoni figuracionet  për 36 vite pune, duhet ta shikoni para se të dilni në pension, konsultohuni me ekspertë dhe te qendra e punësimit.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com