Pylli i Sodës, nis trajtimi
i pemëve të dëmtuara

Pylli i Sodës, nis trajtimi<br />i pemëve të dëmtuara
Pas shumë vitesh, Pylli i Sodës në Vlorë ëhstë rikthyer në vëmendjen e specialistëve. Për herë të parë në këtë zonë po aplikohet kurimi i drurëve të dëmtuar me qëllim uljen dhe parandalimin e degradimit total të kurorës së gjelbër.

Sipas specialistëve të Drejtorisë pyjore janë 2900 drurë të cilët rezultojnë të dëmtuar dhe të thyer, të cilët po priten në mënyrë të kontrolluar nga kjo drejtori. Firma e tenderuar po punon në tre parcela, ndërkohë që kontrata parashikon edhe pastrimin e territorit, i cili i përket fazës së dytë të këtij projekti.

Xhorxhi Hoxhara, specialist pranë Drejtorisë së policisë pyjore bën me dije se ky proces sipas kontratës duhet të përfundojë në fund të muajit tetor dhe pritet që Pyllit të Sodës ti rikthehet sërish pamja e vërtetë që ka pasur ndër vite. Kjo ndërhyrje, ndonëse e vonuar pritet të normalizojë edhe situatën pranë aksit rrugor përbri kësaj zone, ku jo në pak raste pemë dhe drurë të dëmtuar janë rrëzuar duke rrezikuar edhe jetën e personave të ndryshëm.

Shkrimi u publikua sot (22.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania