SHBA - Të kalosh shumë kohë në Facebook, mund të ndikojë negativisht në mendimin dhe vetëbesimin e një femre për trupin e vet. Kjo është ajo që sygjeron një studim i ri nga disa studiues amerikanë.
Studimi në fjalë mori në pyetje 881 studente femra. Ata u pyetën pyetje në lidhje me përdorimin e tyre në Facebook gjatë një muaji, duke përfshirë pyetje se sa shpesh ata vizitonin rrjetin social, sa kohë shpenzonin në Facebook dhe se ishin cilat aktivitetet e tyre të preferuar gjatë kohës së qëndrimit në Facebook.
Megjithatë në mesin e pyetjeve ishin edhe ato të tipit "Kur shikoni fotografitë e dikujt tjetër në Facebook, kujt i kushtoni më shumë vëmendje: 1) se si vishen, dhe 2) trupt të tyre?"
Të anketuarat janë pyetur në lidhje me zakonet e tyre të ushqimit dhe rreth imazhit të trupit, si dhe pesha e tyre aktuale dhe se cila do të ishte pesha ideale.
Nga përgjigjet e tyre rezultoi se pesha ideale është rreth 60 kg. Ndërsa sa i përket kohës në Facebook ata rezulton se ata harxhojnë mesatarisht rreth 80 minuta çdo ditë.
Aktivitetet e preferuara rezultuan të jenë leximi i informacioneve dhe shikimi i fotove të personave të tjerë.
Sipas studimit rezulton se femrat të cilat kalojnë një kohë të gjatë në Facebook kanë më shumë tendencë për tu ndjerë keq me trupin e tyre. Ky përfundim, megjithatë, është i lidhur ngushtë me faktin se qëndrimi i gjatë në rrjetin social bën që ta krahasosh veten me të tjerët.
Ky përfundim është veçanërisht i vërtetë,sipas studimit, nëse femra nuk është e kënaqur me peshën dhe imazhin aktual të trupit të saj. Gjithsesi, studimi sqaron se pavarësisht rezultateve nuk ka një lidhje shkak-pasojë të provuar shkencërisht për problemin në fjalë.
“Të mos ndihesh mirë me veten dhe krahasimi me persona të tjerë është hapi i parë drejt një procesi të ushqyeri të çrregulluar. Jo të gjitha femrat por padyshim disa prej tyre e kalojnë këtë, pasi ata kanë tendencën për ta paraqitur veten e tyre në mënyrën më ideale në Facebook, pavarësisht gjendjes aktuale. Studimi nuk na tregon një rritje në çrregullimin e të ushqyerit për shkak të Facebook, por rritje të pakënaqësisë nga ana e femrave me trupin e tyre çka u sjell pikërisht çrregullime në procesin e të ushqyerit" u shpreh autorja e studimit Petja Eckler.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com