Ka vetëm një të vërtetë, dhe kjo e vërtetë është që Gent Strazimiri, deputet i Partisë Demokratike, ishte me pistoletë pa leje në një tubim politik, ku nuk lejohet dhe dënohesh nga ligji, edhe sikur ta kesh pistoletën me leje. Më tej akoma, ai mban një armë në kushtet e paligjshmërisë së plotë, duke refuzuar ta dorëzojë. Këto fakte janë të pandryshueshme, të patjetërsueshme nga akrobacitë e policisë, prokurorisë, Lulzim Bashës, dhe vet kaubojsit të Partisë Demokratike.
 
Gjithë çfarë duhet të operojnë politikisht, ligjërisht dhe proceduralisht, duhet të bazohen tek kjo e vërtetë. Nëse i iket kësaj të vërtete, atëhere prokuroria, politika dhe policia janë duke bërë një teatër të shëmtuar para shqiptarëve. Akti i parë kriminal që bëri Partia Demokratike, është që përgënjeshtroi vet Strazimirin, që disa orë pas krekosjes me pistoletë, mburrej me atë që kishte bërë.
 
Deklarata zyrtare e Arben Ristanit, që ajo nuk ishte pistoletë, por “këllëf celulari”, është krimi i parë me vetëdije i një partie, që kërkon të dekriminalizojë politikën. Përveçse nuk kam ndërmend të debatoj për diçka që e kam parë me sy, është qesharake të thuash “këllëf celulari”, kur ata janë zhdukur nga qarkullimi së paku 3 deri 4 vite më pare, dhe kanë qenë në modë për tipa si Flamuri, jo “modernë” si Strazimiri. Nga ana tjetër, për smartfonin që përdor Gent Strazimiri, nuk ka “këllëf”, siç i erdhi në mendje pas rakisë gënjeshtra, Arben Ristanit.
 
 Pra, jemi në kushtet kur sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, gënjen me vetëdije drejtësinë. I dyti pas tij erdhi Lulzim Basha. Ky ka raporte pozitive me gënjeshtrën dhe nuk i është ndarë kurrë gjithë jetën, por në momentin që thotë se ajo foto mund të jetë bërë me fotoshop, hedh poshtë teorinë e “këllëዂᖸt të Ristanit”, dhe pranon që është pistoletë, por natyrisht që e lë çështjen tek ekspertiza e fotos. Këtë le ta bëjë policia dhe gjykatat. Por, tentativa e tij për të shtrembëruar të vëretën është sërisht një akt kriminal. Së treti, kemi një justfikim të dhunës së Strazimirit dhe disa deputetëve të tjerë, mbi punonjëset gra të policisë bashkiake dhe policët e rendit, me arsyetimin që ata “e bënë me qëllim që t’i heqin frikën popullit.
 
” Kjo deklaratë e kryetarit të opozitës, është edhe më inkriminuese për atë parti, pasi duket që ata duan t’i heqin frikën popullit të dhunojë policinë, nën shembullin “bjeri se nuk u thotë njeri gjë”. Gazeta “TemA”, por dhe të tjera, kanë botuar fotograˉ ku Gent Strazimiri qëllon me grusht policinë dhe kryetari i tij thotë se kjo është për t’i hequr ˉrkën njerëzve, që polici mund të qëllohet.
 
Me këtë deklaratë, ai pranon se është brenda skenarit për një revolucion të dhunshëm, ku në shënjestër janë dhunimi i forcave të rendit. Në të vërtetë, ai nuk kupton çfarë thotë, ndaj thotë gjëra kaq të rënda, por problemi i tij është se quhet formalisht kryetar dhe duhet t’ia mbajmë shënim. Dhe me këtë deklaratë, drejtësia duhet të mbajë shënim, se ai po inkurajon mbështetësit të gjuajnë mbi shtetin. Së katërti, Gent Strazimiri, edhe sikur mos të kishte gjithë ato akte banditeske publikisht, është në kushtet e paligjshmërisë së mbajtjes së armës, dhe mjafton ajo që ai të procedohet dhe Partia Demokratike të distancohet nga ky akt.
 
Nëse PS do të sillej si PD tani, duhet të mos e lejojë as fizikisht Strazimirin të hyjë në sallë të Parlamentit, dhe le të shkojë të rrijë të pijë kafe me Armando Prengën në Laç. Fakti që PD një deputet të saj me pistoletë të paligjshme në shtëpi dhe në brez e quan normal, çmonton tërësisht kauzën fallco që ngriti për dekriminalizimin, ndërkohë që vet është një mbartëse veprimesh kriminale.
 
 Së fundmi, Partia Demokratike duhet të kuptojë që aktet politike të një partie, nuk bëhen për t’i gjykuar vetëm gjykatat, prokuroria apo policia, por mbi të gjitha shqiptarët. Shqiptarët sot nëse i pyet, përfshi dhe vet anëtarët e PD, të pranojnë që Gent Strazimiri, ishte i armatosur në protestë, qëlloi dhe policët, dhe Partia Demokratike po e mbron duke mashtruar publikisht. Kaq mjafton që një parti të humbasë betejën me opinionin publik dhe ta zhvlerësojë me shpejtësi rrufeje, atë kauzë fallco që e ngriti pikërisht mbi veset e këtij personazhi qesharak në politikën shqiptare.

Ai tani po bën qesharake jo vetëm PD-në, por dhe kauzën e dekriminalizimit, që ajo tentoi ta përdorë si kal beteje, për të justiཌkuar dështimet e saj. Për shqiptarët në tërësi nuk ka më rëndësi fati juridik apo politik i Strazimirit. Ai ka prodhuar tani identitetin e tij si “kalorës i fytyrës së vrerosur”, që lufton me fantazmat, por PD ka problemin e seriozitetit dhe kauzës së saj politike, e cila u vu në provë me këtë qëndrim miratues që po mban ndaj një krimi dhe me një qëndrim mashtrues ndaj të vërtetës.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)