Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë
do t'ju vrasë edhe nëse ushtroheni

Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë<br />do t'ju vrasë edhe nëse ushtroheni
Bota moderne është ndërtuar në mënyrë të tillë që të qëndronjmë ulur në shumicën e aktiviteteve tona: në makinë, në punë apo shtëpi.

Por një studim i ri tregon se kjo jetë sedentare rrit mundësitë që ne të prekemi nga një sëmundje ose një gjendje që do mund të na vrasë ngadalë edhe nëse bëjmë ushtrime fizike.

Analiza e dhjetra rasteve të tilla tregoi se kjo sjellje çon në vdekje si pasojë e problemeve kardiovaskulare dhe kancerit, duke shkaktuar edhe gjendje kronike si diabeti i tipit 2.

Inaktiviteti fizik është identifikuar si i katërti ndër faktorët e rrezikut të vdekjes në të gjithë botën, sipas ‘Eorld Health Organization’.

Ulja e tejzgjatur, nga 8 në 12 orë ose më shumë në ditë, rrit riskun e prekjes nga diabeti i tipit 2 me 90%. 

Kërkuesit rekomandojnë që të ngrihemi në këmbë kur jemi në punë, e të ecim për 1-3 minuta çdo gjysmë ore.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane