Qëndroni gjatë para televizorit? Ja
8 sëmundjet që rrezikojnë t’ju prekin

Qëndroni gjatë para televizorit? Ja<br />8 sëmundjet që rrezikojnë t’ju prekin
Shumë nga ne zgjedhin që orët e darkës, apo dhe gjatë ditës një pjesë të mirë të kohës ta kalojmë duke ndjekur programet që jep televizori.  Por një studim i ri ka treguar se të shikosh televizor për një kohë të gjatë rrezikohesh nga disa sëmundje, e ato nuk janë pak por tetë, duke përfshirë kancerin, sëmundjet e mëlçisë apo edhe ato të zemrës.
 
Studiuesit në Institutin Kombëtar të Kancerit në Michigan thonë se nëse ju shikoni më shumë se tre orë televizor në ditë atëherë përveç kancerit ju mund të prekeni edhe nga diabeti, Parkinsoni dhe sëmundjet e zemrës.
 
Këtë studiuesit e lidhin dhe me faktin se gjatë kohës kur ju shikoni televizor atëherë mund të konsumoni dhe më shumë ushqim, apo të pinin duhan e pije alkoolike.
 
Studimi është bazuar tek kërkimi mbi 220 mijë njerëz mes moshave 50 dhe 71 vjeç.  Gjithashtu probleme shëndetësore gjatë kohës që ju shikoni televizor vijnë edhe nga qëndrimi ulur. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar