POGRADEC – Një 45-vjeçar nga Shkoza e Tiranës dhe një shtetas turk do të procedohen në gjendje të lirë pasi kanë fshehur shuma të mëdha parash në pikën kufitare të Qafë-Thanës dhe i kanë deklaruar ato vetëm në palën maqedonase. 

Specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik nisën procedimin në gjendje të lirë për 45-vjeçarin me inicialet B.H pasi nuk deklaroi shumën prej 25 mijë eurosh dhe ndaj shtetasit turk me inicialet A.K 67 vjeç pasi i fshehu palës shqiptare në kufi shumën prej 80 mijë dollarë 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë të rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mos deklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, parashikuar nga nenet 287 e 179/a të Kodit Penal.
 


(Gre.M/shqiptarja.com)