Arrestohet shtetasi 45-vjeçar në kërkim ndërkombëtar.
Policia kufitare Qafë-Thanë njofton se është bërë arrestimi provizor i shtetasit me të dhëna: Remzi Emruli, 45 vjeç, banues në Tetovë-Maqedoni.
Qëllimi i arrestit është ekstradimi i shtetasit drejt Kroacisë, ku edhe është shpallur në kërkim për shkak të trafikimit të lëndëve narkotike.
Më konkretisht, ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Zagrebit-Kroaci, me vendim nr 5.K-1634/17-24, të datës 28.11.2017, ka nxjerrë urdhër arresti për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 190 paragrafi 2 i Kodit Penal Kroat.
d.gj/ Shqiptarja.com