QARKU DIBËR/ PS fitore 4-0! As bashkimi i 2 PD-ve nuk do mundte Rrahim Spahiun

Partia Socialiste ka marrë një fitore të thellë 4-0 në qarkun e Dibrës. Koalicioni Bashkë Fitojmë është mundur me një fitore të thellë, e ndërsa Partia Demorkatike e Enkelejd Alibeajt ka dalë në hije.

Në Dibër,  Rahim Spahiu ka fituar me 16 061 vota, e ndërsa kundërshtari i tij demokrat Ismail Uka ka marrë 6432 vota. Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt, ka dalë forcë e tretë, ku Naim Gazidede ka marë vetëm 1236 vota.

Valbona Kola e PS ka arritur që të korrë një fitore në Klos, me një rezultat prej 4466, e ndërda kundërshtari i saj 3499 vota. E thënë ndryshe, socialistët kanë fituar me 56.07 % të votave përkundrejt 43.93 % të kundërshtarit demokrat.

Në Bulqizë, Festime Mjeshtri ka fituar bindshëm përballë Dëfrim Fikut nga Koalicioni Bashkë Fitojmë. Ajo ka marrë 8364 e ndërsa kundërshtari i saj, 5514 vota.

Edhe në Mat, Agron Malaj ka fituar me 8524 vota, e ndërsa kundërshtari i tij nga koalicioni Bashkë Fitojmë 4370.


Lajmi kryesor:

VENDORET/ PS merr 53 bashki, Veliaj fiton thellë në Tiranë, mbi 58 mijë vota para Këlliçit! BF merr vetëm 7 bashki në total


B.K./SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja